• |
ide | kryesore

Aksident në Fier/ Përplaset nga kamioni dhe një mjet tjetër që vinte pas, humb jetën 50-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Bypass-in e Fierit, në vendin e quajtur Baltez. Informacionet paraprake thonë se një person rreth të pesëdhjetave është përplasur nga një kamion, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. I ndjeri ka qenë me një karroce dore duke mbledhur kanaçe.

Njëra anë e Bypass-it prej 30 minutash ndodhet e bllokuar. Burimet thonë se viktima pasi është përplasur nga kamioni që është larguar, është goditur edhe nga një mjet tjetër që vinte pas. Policia ka kthyer mbrapsht mjetet e njërit krah të Bypass-it, ndërkohë që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


2 Comments

  1. Si gjithmone, do jete ndonjeri qe do kalonte rrugen serbes ne mes te nates..Pervec viktimes, jeta i eshte prishur edhe shoferit qe do torturohet neper policira dhe burgje pervecse do paguaje para pa fund!

    1. ….si dhe inaugurimet gjysmake te rrugeve qe hapen gjoja me pompozitet, por kamionet dhe punetoret vazhdojne dhe punojne duke bllokuar rruget si t’ju doje bolja e majte……., edhe ne mes te dites, ne mes sezoni, tipike edhe per kete by-pass!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu