• |
ide | kryesore

Basha në Durrës tek familjet e dëmtuara nga tërmeti: Po jua vjedhin ndihmat!

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar banorët në Manëz të Durrësit, të cilët janë prekur nga tërmeti. Në takim me banorët, Basha premtoi se do të fusë në burg të gjithë ata që kanë vjedhur paratë e dhëna për ndihma për rindërtimin.


#LIVE – Në familjen Gjoka në fshatin Kameras e cila prej 10 muajsh jeton në çadër pasi banesa është dëmtuar plotësisht nga tërmeti dhe shteti nuk ka marrë asnjë për ti strehuar

#LIVE – Në familjen Gjoka në fshatin Kameras e cila prej 10 muajsh jeton në çadër pasi banesa është dëmtuar plotësisht nga tërmeti dhe shteti nuk ka marrë asnjë për ti strehuar

Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 10 août 2020

“Të gjithë ata që kanë bërë korrupsion me paratë e tërmetit, do të dalin përpara përgjegjësi. Ata do të japin përgjegjësi përpara ligjit. Ata jetojnë të kamur, ndërsa ju jetoni në cadra” u ka thënë Basha banorëve të zonës.

“Iu kanë dhënë milionë njerëz 5 oligarkëve dhe kanë lënë shqiptarët në mjerim. Vazhdojnë të vjedhin ndihmat. Me këtë qeveri mos prit asnjë zgjidhje. Unë vij që të shoh sot, ndërsa kur të jemi në qeveri, prioritet do të jeni ju dhe të gjithë familjet e juaja” premtoi ai për banorët e Manzës.

5 Comments

  1. ”’ kur të jemi në qeveri, prioritet do të jeni ju dhe të gjithë familjet e juaja””

    Kudo ku shkon loqja thote qe JU DO JENI PRIORITETI yne . Te gjitheve ju premton ‘ PRIORITET’ ..
    Nuk e di se cfare aspekt e jetes apo grup shoqeror ka ngelur per ‘ INFERIORITET’ , per kete debilin?

  2. Kush po flet tradhtari i PD! Ky jeton për vete në një shtëpi pasanikesh, do flasi ky për vuajtjet e njerzve, hipokrizia ulëret, si nuk çahen qiejt!! O kryetar i PD, shko vazhdo allishverishet me Ramen, ai majtas, kurse ti ja fut njerzve djathtas. Mos u tall më me popullin o njeri fallco!

  3. Kaq budallenj jane ato njerez aty sa duhet t’ja u thuash ti qe po u vjedhin?

    Politikani prandaj zgjedh kete profesion , per te vjedhur. Ndryshe ishte marre me zanat tjeter.

  4. U them Lylja ti fusi ca te ajo vila qe bleu ne Hamallaj dhe ca te tjere te ajo vila me pishine ne Tirane qe e ka “me qira”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu