• |
ide | kryesore

Denoncimi i ish-deputetit: I afërmi më vdiq me Covid te Infektivi, nuk u përfshi në përditësimin e ministrisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Luçiano Boçi denoncoi se një i afërm të tij që ka humbur jetën për shkak të Covid-19 dhe kjo nuk është deklaruar nga autoritetet shëndetësore.

Boçi tha se e ka deklaratën e ministrisë që nuk e përmendte të afërmin e tij, ndërsa ka provat e analizave se personi në fjalë ishte i infektuar.

Ish-deputeti demokrat rrëfeu se vendosi ta marrë për huazim jashtë dëshirës dhe vullnetit të tij rastin në fjalë për sensibilizim dhe argument që autoritetet të tregohen të sinqerta dhe transparente në lidhje me menaxhimin e situatës së krijuar, teksa ka akuzuar qeverinë se ka hequr dorë nga angazhimi i saj për ta luftuar koronavirusin.

Një njeri i afërm i imi ndërroi jetë nga Covid ndërsa nuk është bërë gjurmimi tek personat e kontaktuar prej tij. Unë e kam mbajtur në heshtje këtë rast por kur zemërata me një menaxhim të tillë është aq e madhe, nuk mund ta mbash vetëm për vete. Humbi jetën në Spitalin Infektiv, e kam deklaratën e autoriteteve shëndetësore, e dëgjova dhe përmendi vetëm dy gra që kishin humbur jetën, ndërsa për rastin e personit tim të afërt nuk u përmend.

Nuk ka ndërkohë testime të njerëzve të familjes, të kontakteve parësore dhe dytësore. Rasti i fundit është i Drejtoreshës së Zyrës Arsimore që doli me Covid, por asnjëri prej punonjësve të tjerë nuk janë testuar. Vetëm para 30 minutash kam mesazh që asnjë nga personat që punon aty, nuk është testuar. E vërteta shëron, duhet pranuar se të lejon të ruash vetveten, personat afër teje dhe shoqërisë.

Me dhimbje e solla nga eksperienca personale, nuk do doja se sjell emocionalitet, por kjo tregon se si është gjendja, pse protokollet nuk zbatohen. Pse në Shqipëri ka humbur shpresa e jetës ndaj Covidit për persona siç ndodhi me skulptorin e njohur, ndërsa disa të tjerë dërgohen edhe jashtë. Qeveria duket qartazi se ka hequr dorë nga çdo lloj angazhimi. Nuk ka një angazhim qeveritar për testimet”, tha Boçi në studion e tv FaxNews.



2 Comments

  1. Na çatë tr***n, deri tani po thonit se po fusin në listën e të vdekurve persona që nuk janë sëmur me covid-19 se marin para nga Europa, tani nuk i fusin në listë edhe këta që qenkan të infektuar.
    Ndajeni mendjen se na neveritët.

  2. Ky lucjano boci esht nje shpifes nje cop injorant qe flet pa lidhje pa argumenta ky esht nje i pa fytyre nje moster nje llapazan mashtrues sekser dipllomash ky plera qe detyronte studentet te antarsoheshin tek partija demokratike dhe sot ky mostra ben si mbrojtes imagjinojni te ishte partija demokratike ne pushtet dhe lucjano boci te ishte minister i arsimit ku do shkonte arsimi me siguri ne kosh plerash me siguri qe do hapte universitete fantazem dhe qoska neper universitete ku do te shiteshin diploma dhe dokotoratura do ishte vertet nje katastrof per arsimin lucjano boci edhe kur flet per arsimin qan hallin e miqeve te tij se lucjano boci as se ka dashur arsimin as qe e do dhe as do e doji

    lucjano boci e do keshtu arsimin te ket universitete fantazem te hapen qoska neper universitete qe te shiten diploma dhe dokotoratura te lulzojin piramidat neper universitete per shtat pal qefe ky esht arsimi qe lucjano boci enderron lucjano boci nuk e do zhvillimin e arsimin ky mostra di vetem te hedhi bald te shpife dhe esht turp ta quash kete pedagog ky esht nje cop rrugaç injorant moster i ndyre i pa fytyre shpifes sekser qe rjep te tjeret nga leket me gjasma se po i ben nder ja ky esht i pa fytyri lucjano boci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *