• |
ide | kryesore

Krahasimi tronditës/ Kush është transformuar më shumë, Xhensila apo Luana

-Instant, Arkiva, Lajme, Paparazzi



Pas publikimit të videoklipit të fundit të këngës të Luana Vjollcës ajo që bie në sy është trupi i saj tejet në formë dhe joshës.

Luana, është komentuar gjithnjë për format e saj trupore shumë seksi, si dhe për ndërhyrjet kirurgjikale për përmirësimin e tyre dhe të tipareve në fytyrë.

Për këto të fundit, Luana ka thënë se nuk janë aspak të vërteta dhe se është e gjitha natyrale, por disa kile të shtuara e kanë ndihmuar që të rrumbullakoset, e natyrisht sipas saj edhe palestra.

Mirëpo në një kërkim të thjeshtë, jo më larg se 5 vite, në klipin e këngës së saj “Luanët”, ajo duket ndryshe… me të pasme e gjoks të vogël, e me buzë të holla.

Ndryshim ky mjaft i dukshëm me pamjen që bukuroshja ka sot.

Por ndërsa të gjithë flasin për shëndrimin prej luaneshe të Vjollcës, duket se dikush tjetër ia kalon asaj për ndryshimet që ka bërë në Look. Fjala është për Xhensila Myrtezain.

Po të shohësh fotot e vjetra të saj, del që jo gjithmonë ka qenë e tillë dhe se ndryshimi ndër vite i këngëtares është drastik.

Në disa fotografi të vjetra të Xhensilës vërehet ndryshimi i madh, krahasuar me tani dhe këtë padyshim që e ka arritur falë nderhyrjeve.

Buzët, mollëzat, hunda dhe vetullat kanë bërë që ajo sot të duket thuajse tjetër person.

Por, Xhensila ka qenë aq e mençur sa ndërhyrjet t’i bëjë në mënyrë shumë minimaliste dhe të mos vihen re, ndryshe nga Luana që me siguri, ka harruar si ka qenë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *