• |
ide | kryesore

Masa të rrepta nga Greqia/ Vetëm 750 vetë në ditë do kalojnë nga Kakavija

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga 17 gushti, Greqia do të kufizojë numrin e udhëtarëve që lejohen të kalojnë në doganën e Kakavijës.

Sipas njoftimit të bërë pak më parë, nga Kakavija do të lejohen të kalojnë vetëm 750 vetë në ditë, ndërsa bëhet i detyrueshëm testi PCR, pra testi negativ i bërë në 72 orët e fundit.

Testi do të jetë i detyrueshëm për të gjithë personat që kalojnë në pikat kufitare tokësore.

Asnjë përjashtim, nuk do të ketë, madje as për shtetasit grekë. Testi bëhet në vendin nga niset udhëtari dhe koston e paguan vetë personi.

Ndërkohë më herët autoritetet policore greke, njoftuan se duke filluar nga 6 gushti nga ora 22:00 deri në orën 06:00, pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë.

Pikat e kalimit do të jenë të hapura për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *