• |
ide | kryesore

Mbeten në qeli vrasësit e Regis Runajt në Elbasan

-Instant, Lajme, Të fundit

Në masa të rrepta sigurie, Xhuljo Hoxhajn e Euglen Halilajn, dy vrasësit e 23-vjeçarit Regis Runaj, kanë dalë para togave të zeza ku janë njohur me masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Hoxha dhe Halili janë paguar nga persona të tjerë edhe për të monitoruar lëvizjet e Emiljano Ramazanit, i cili u ekzekutua ndërsa shkonte në shtëpinë e tij.


Mbrëmjen e ngjarjes, Regis Runaj ka qenë në shoqërinë e Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit duke konsumuar lëndë narkotike, në një park në afërsi të varrezave të qytetit. Pasi kanë konsumuar lëndë narkotike me Runajn, Eugen Halili dhe Runajn janë larguar me motorrin e Halilit drejt Elbasanit pasi kishn dalë për disa minuta në periferi në të qytetit. Pas konsumimit të drogës, Euglen Halili ka goditur Regis Runaj një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Trupi i Regis Runaj u gjet buzë rrugë në afërsi të varrezave, i mbuluar në gjak.

 

4 Comments

  1. Me perpara nuk kapnin dot vrasesit me pagese, pasi ishin te sofistikuar, te fshehte, etj.
    kurse tani vrasesit me pagese jane bere si shites bananesh ne numer, por POROSITESIT SE KU FSHIHEN, SE NGA BEHEN,……..

  2. Keto ..porositesit dhe vrasesit me pagese jani idhujt e Rilindjes(ripjelljes)🤮🤮🤮🤮🤮

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu