• |
ide | kryesore

Morën peng grekun, policia konfiskon pasuritë e 3 të rinjve

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka konfiskuar disa apartamente në pronësi të 3 të rinjve, të cilët janë subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

“Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimit të katër apartamenteve dhe 1 automjeti, konkretisht:

– një apartament në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit Ç. A., 37 vjeç, banues në Kraps, Fier.

– dy apartamente në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit K. L., 32 vjeç, banues në Banaj, Fier.

– një apartament në lagjen nr. 13, Durrës dhe automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. H., 29 vjeç, banues në Frakull, Fier”, thuhej në njoftimin e policisë.

Apartamentet e konfiskuara dyshohet se janë përftuar nga ata nëpërmjet veprimtarisë kriminale në shtetin grek. Në bashkëpunim me njëri tjetrin, në datën 02.05.2011, ata kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro.

Policia thotë se po vijon hetimet për zbulimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtyre të rinjve, familjarëve apo personave të tjerë të lidhur me ta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *