• |
ide | kryesore

Ndërron jetë nga COVID-19 pedagogu i Politeknikut

-Instant, Lajme, Të fundit



Pedagogu i Universitetit Politeknik, Klement Qerimi, ka humbur jetën për shkak të COVID-19. Ai ndodhej në intubim dhe nuk ka mundur dot ta mposhtë virusin. Gjithashtu më 26 nëntor, si pasojë e shembjes së banesës së tij nga tërmeti, pedagogu mori dëmtime serioze në sy dhe hundë.

Lajmi për ndarjen nga jeta është shpërndarë në rrjetet sociale nga miqtë e tij.  Klement Qerimi, 47-vjeç, ishte pedagog i Inxhinierisë në Universitetin Politeknik. Pedagogu pas tërmetit të 26 nëntorit, pësoi dëme të mëdha shëndetësore. Nga shembja e banesës, ai dëmtoi retinën e syrit të djathtë. Qerimi kërkoi ndihmën e shqiptarëve për të kryer dy operacione të cilat kushtonin 4000 euro, pasi nuk mund t’i përballonte dot financiarisht.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 200. Gjatë 24 orëve të fundit humbi betejën me koronavirus 55-vjeçarja nga Vlora, ndërkohë që u konfirmuan 125 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 2957 të infektuar, ndërsa 3379 të tjerë janë shëruar. Aktualisht në dy spitalet Covid, në Infektiv dhe tek “Shefqet Ndroqi” janë 122 pacientë të shtruar, 19 prej tyre në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *