• |
ide | kryesore

Parada e bluzave të bardha/ Dr. Nevila Gjermeni: Kam dalë që dje në 07.30 nga shtëpia…

Lajme, Të fundit

Po bëhen javë që Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu po i përdor bluzat e bardha për mesazhet video që i shpërndan në profilin e saj në Facebook. Mesazhet janë sensibilizuese dhe kohët e fundit mjekët kanë shprehur lodhjen e tyre në një betejë të vështirë me koronavirusitn.

Sot ishte radha Dr. Nevila Gjermenit. Mjekja pranoi lodhjen e stafit në luftën kundër Covid, duke kërkuar nga qytetarët që të bëjnë gjithçka për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.


Në një mesazh në rrjetet sociale, mjekja thotë:

“Kam që dje në orën 7 e 30 që kam dalë nga shtëpia. Gjë që e bëj pothuajse cdo ditë në këto 5 muaj. Është e lodhshme për ne, sfilitëse për pacientët.

Bëni gjithçka që të kujdeseni për veten. Bëni gjithçka që të lehtësoni vuajtjen tuaja dhe të familjeve tuaja. Bëni gjithçka që të na lehtësoni punën. Bëni gjithçka që t’ja dalim. Vendoseni maskën! Është kaq shumë e rëndësishme”

“Bëni gjithçka që të kujdeseni për veten. Bëni gjithçka që të lehtësoni vuajtjen tuaja dhe të familjeve tuaja. Bëni gjithçka që të na lehtësoni punën. Bëni gjithçka që t’ja dalim. Vendoseni maskën! Është kaq shumë e rëndësishme.”Dëgjoni mesazhin e Dr. Nevila Gjermeni 🙏#RespektoRregullat↔️😷🧼 Jep kontributin tënd për të frenuar përhapjen e koronavirusit🙏🏼🤜#COVID19🤛

Publiée par Ogerta Manastirliu sur Lundi 10 août 2020

7 Comments

  1. E kuptojm qe puna që keni është e lodhshme, çështja është pse pranoni te bëheni vegël e politikës? Keshtu humbni besimin ne njerez dhe forconi bindjen se korona (nje sëmundje e kurueshme) kthehet ne nje mashtrim gjigand.

    Te vendosim maska?! Maskat nuk funksionojnë, ato janë nje simbolike e njerezve qe është kyçur goja dhe që nuk lejohet te flasin. E kuptuat tani?? Jeni bërë qesharake.

    1. Foli e një debil… Në çfarë mënyre të ndalon maska të flasësh mo këllëf?! Unë uroj që njerëzit që arsyetojnë si ty ti marrë Covid-19 me vete se kot që i rëndoni planetit… Jeni një barrë e panevojshme

      1. Mëso të lexosh mirë! Është simbol i kyçjes së gojës, nje shenjë qe ju thotë njerzve “Neve ja u qepim gojën juve”, e kupton tani o cope mishi?

  2. Miri je shume i sakte, maska eshte vertet simbol i mbylljes se gojes. Covid ekziston nuk e mohon njeri por maska te mbron deri ne 40%thone ekspertet pra nuk te mbron 100%.Po te shikosh studimet masket prej lcope qe mbajne nje pjese e mire e njerezve e kane mbrojtjen 0. Cudi si nuk nxjerrin ate superseksin Rakacollin me ose ate turi mamuthin Bino te na japi keshilla por si duket rilindja eshte plot me Nafije.

    1. Zonjë/zotëri, siç e the maskat kanë nje nivel shumë të ulët mbrojtjeje, kështu qe pse i bën me detyrim? Kush ka frikë le t’i mbaje, mos të na bezdisin neve te tjereve. Tjetra, të reklamohen, shiten pa recetë klorokina, hidroksiklorokina, zinku, azitromicina për te luftuar me SUKSES koronen, dhe keto jane provuar nga doktorë trima, qe funksionojnë. Pse keta qeveritarë dhe këto palo “mjekesh” nuk i perkrahin keto medikamente?? Sepse nuk kane interes dhe kane nje egoizëm te fëlliqur. Mendo për një çast sikur te mos ekzistonin as këto ilaçe, këta do të na shkelnin me këmbë.

      Kurse ato kukuvajkat e ministrisë së shëndetësisë nuk i honeps dot, me ato fytyrat e ngrira, pa jetë, që jane aty per sahanlepirje dhe per te kapur ndonje cope, bëhen të padurueshme kur flasin “për përditësimin e gjendjes se covidit”. Lexojnë nga nje copë paçavure që u japin dhe pastaj te kapin çfarë të kapin ndonjë thelë. Perhapin panik, ja ate bëjnë. E ke vënë re kur Rama i poston gjith zell këto “përditësime” ne facebook?! E neveritshme!!

      Dhe është ajo infermierja me vetulla të trasha, ajo që del nëpër spote publicitare “te masave kunder korones”, ajo më ha bukën, është kokrra e mashtrueses.

      Me të mira.

  3. Shtetet diktatoriale shume shpejt do ta bejne TE DETYRUESHME EDHE DITEN masken, ne publik ose jo!
    Koha do te na tregoje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu