• |
ide | kryesore

Simon Cowell këshillon fansat pas aksidentit

-Instant, Paparazzi, Slider



Simon Cowell ka thyer heshtjen pasi kishte përfunduar i lënduar nga një aksident me bicikletë në shtëpinë e tij në Malibu.

Si rezultat, Simon iu nënshtrua një operacioni që zgjati gjashtë orë, ndërsa thuhej se ishte shumë afër paralizës. Një burim i afërt i tij është shprehur  se Simon ishte vetëm ‘një centimetër’ larg, që të thyente shtyllën kurrizore.Gjatë mbrëmjes së djeshme, Cowell ka vendosur të flasë rreth asaj se çka i ka ndodhur në rrjetet e tij sociale.“Një këshillë e mirë, nëse bleni një biçikletë elektrike, më parë lexoni udhëzuesin e më pas përdoreni”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.Po ashtu, në të njëjtin postim ai ka falënderuar të gjithë fansat e tij, përfshirë mjekët dhe infermierët të cilët i ndihmuan.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *