Sipas tij, gjendja e kryeministrit është e mirë. Beqiri ka treguar edhe për takimet virtuale që ka zhvilluar sot shefi i ekzekutivit.

“Mirë është siç e keni parë tërë ditën e ka pas aktive me takime virtuale nga banesa e tij. Ka pas më herët takim me krerët e sigurisë, po ashtu ka pas takim me kryetarët e komunave dhe drejtorët e departamenteve komunale për shëndetësi, pastaj një takim tjetër me kryetarët e komunave dhe drejtorët komunalë për arsim. Në këto dy takime kanë qenë të pranishëm edhe dy ministrat përkatës, ku është diskutuar për opsionet për fillimin e vitit shkollor”, ka thënë Beqiri për Gazetën Express.

Thotë se përveç kollës dhe lodhjes, Hoti nuk ka simptoma të tjera.

“Ai do të kalojë atë 14 ditëshin, pra do t’i përmbahet protokollit, më pas kur të dalë negativ do t’i kthehet punës. Kemi biseduar vazhdimisht dhe nuk ka simptoma të tjera, pak një lodhje të lehtë, por përveç kollës nuk ka ndonjë simptomë tjetër. Këto ditët e fundit sidomos sot e ka pas plot me angazhime”, ka deklaruar këshilltari i Hotit.