• |
ide | kryesore

Bllokohen 10 mijë maska në Itali, dyshohet se vinin nga Shqipëria

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia italiane në Ankona ka sekuestruar sot një sasi të madhe maskash, që dyshohet se vinin nga Shqipëria.
Sipas mediave fqinje, policia ka sekuestruar dhjetë mijë maska ​​me filtra pëlhure në portin e Ankonës nga Guardia di Finanza dhe Zyra e Doganave.

Pajisjet mbrojtëse nuk kishin asnjë indikacion të origjinës, paketimi ishte me shpjegim italisht, ndëkohë që në realitet ato thuhet se vinin nga Shqipëria. Pikërisht mashtrimi për origjinën u bë edhe shkak për hetime dhe konfiskimin e tyre.

Sipas hetuesve, paketimi mund të kishte mashtruar konsumatorin në lidhje me vendin e vërtetë të prodhimit të maskave. Per raste te tilla ligji italian parashikon gjobe nga 10 mijë ne 250 mijë euro.



2 Comments

  1. EDI RAMA HAJDUT I LICENSUAR ,KETA TE ORGANIZATES EDHE BREKET I SHESIN PER PUSHTET thotë:

    I KA SHIT EDI RAMA EDHE ATO MASKA TE CILAT I KEMI PASUR PER PACIENTET KETU,JAHA HAHA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *