• |
ide | kryesore

FORMULARI/ Pyetjet delikate për kandidatët e PD për deputetë

-Instant, Lajme, Të fundit

Një formular me rreth 40 faqe do të plotësohet nga të gjithë emrat që kërkojnë të jenë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë në PD.

Pyetjet janë nga ato më të thjeshtat, deri ato më delikatet, për jetën private apo pasurinë e kandidatëve. Secili prej personave që plotëson formularin duhet të tregojë nëse ka ndryshuar ndonjëherë emrin ose mbiemrin dhe arsyen se përse e ka bërë. Pyetësori merr informacione edhe për tre miq të ngushtë të kandidatit, të cilët kanë informacion të detajuar rreth tij dhe duhet të kenë njohje së paku 7 vite. Kandidati duhet të rendisë të paktën 3 emra dhe të dhënat bashkëshoqëruese. Ndërsa më tej, formulari kërkon informacion për aktivitetet jashtë Shqipërisë dhe njohjet jashtë vendit.


Formulari që duhet të plotësojnë kandidatët kërkon edhe informacione, të cilat po i konsiderojmë si delikate, pasi kërkohet nëse personi që e plotëson atë ka pasur apo jo ndonjëherë probleme mendore dhe a ka kërkuar konsultim me psikologun apo psikiatrin. Po ashtu, PD-ja kërkon të marrë informacion nëse kandidati ka përdorur ndonjëherë lëndë narkotike apo nëse ka tregtuar dhe kultivuar ndonjëherë më parë lëndë narkotike. Një tjetër pyetje lidhjet me konsumimin e alkoolit në atë masë sa të jetë bërë problem për mbarëvajtjen në punë.

Më tej, formulari i PD-së mbledh informacionet që kërkon formulari i dekriminalizimit në shtet, që lidhen me gjendjen gjyqësore të kandidatit. Përpos të dhënave në pastërtinë e figurës, përmes këtij procesi PD-ja kërkon të marrë informacionin e nevojshëm për kandidatin në lidhje me arsimimin, eksperiencat në punë dhe marrëdhëniet me kolegët. Në formular nuk mungojnë pyetjet për çështjen e pasurisë.

“Përshkruani hollësisht: llojin, sipërfaqen, adresën ku ndodhen, vitin e krijimit, vlerën në lekë apo në valutë që pasqyrohet në dokumentacionin që dispononi, çmimin e blerjes, në mungesë të dokumenteve shumën e shpenzimeve që keni kryer, pjesën takuese që zotëroni dhe burimet e krijimit të çdo lloj pasurie të regjistruar ose jo në regjistrat publikë.

Objekt i deklarimit sipas kësaj pjese janë të gjitha pasuritë e akumuluara ndër vite deri në datën e dorëzimit të këtij formulari, burimet e krijimit të tyre dhe të drejtat reale mbi to, të ndodhura brenda dhe jashtë vendit”, thuhet ndër të tjera në formularin e deklarimit të PD-së. Kandidatët, të cilët nuk i përgjigjen qoftë edhe një pyetjeje të vetme në formular, u hiqet e drejta për të qenë pjesë e garës për deputetë. I gjithë ky proces pritet të përfundojë deri në fund të shtatorit.

4 Comments

  1. Mendoj se tre pyetje do te mjaftonin
    A e ke pase baben sigurims,bashkpuntor te sigurimit gjyqtare ,hetues para ’90
    Diplomen e ke plagjiature,te blere
    Apo me djersen dhe mundin tend?
    A ke qene anetar i ndonje partie tjeter dhe sa here e ke ndryshu partine?
    Nga pergjigjet e ketyre pyetjeve del mese ja vlen te votosh per kete njeri apo Jo.

    1. o ti gjindja ky e ka partine. qenke kokrra loqes. pastaj kush po tle te besh parti mer militant i pjerdh. vetem nqs ben teater me keta te tanishmit. hajde shko merr rrogen se na dolet edhe ketu ne internet jju komunistat e karit. ku e ku te hidhi hi e ti mbyllni gojen njerzve

  2. Gjindja ose eshte nga bodrumet dhe ben sikur ka theks, ose eshte ndonje nga bodrumet e partise tjeter.

    Mesazhi: same shit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu