• |
ide | kryesore

Infektohet me Covid futbollisti në Fier, autoritetet: Të ndalohen dasmat edhe nëpër shtëpi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në Patos është konfirmuar me Covid 19 një futbollist i ekipit Albpetrol rreth 30 vjec.

Nuk dihet se ku mund të jetë infektuar, por dyshimet janë për në Tiranë, ku përpara dy javësh ka dhënë provime, ndërsa ka luajtur bashkë me ekipin ndeshje në Librazhd.


30-vjeçari është në gjendje të mirë, ndërsa 5 anëtarët e tjerë të familjes nuk kanë simptoma të semundjes.

Ndërkohë në Fier 11 persona janë infektuar në plazhe dhe dasma. Autoritetet shëndetësore kanë bërë thirrje që dasmat të ndalohen edhe nëpër shtëpi, ndërsa shezllonet të jenë pa veshje prej rrobe me qellim që të dezinfektohen lehtësisht.

Po gjurmohen kontaktet e të infektuarve. Fieri ka 129 të sëmure aktivë, ndërsa ritmi i përhapjes së semundjes është pëërshpejtuar.

Pjesa më e madhe e të prekurve nga Covid-19 janë duke u trajtuar në mënyrë ambulatore.

1 Comment

  1. ÇA DASMA NE SHTEPI THONI JU ? DASMAT PO BEHEN HASHIQARE NE ÇDO LOKAL , MJAFTON TE PAGUSH SHEFIN E KOMISARIATIT . PER ÇUDI NUK MARRIN SHUME 300000 – 800000 LEKE . KETU KA MARRE MUTI SHALET ME KOHE . KRIMIN KETU E ORGANIZON POLICIA , DREJTESISA DHE VETE SHTETI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu