• |
ide | kryesore

Konflikti për detin/ Greqia presion Metës për autorizimin e negociatave

Arkiva, Kryesore, Lajme

Ka qenë një deklaratë që nuk lë keqkuptime ajo e Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias dhënë në datën 7 Gusht një Skai TV, sipas së cilës Greqia do të fokusohet sërish në arritjen e një marrëveshjeje për kufirin detar, në raport me Shqipërinë, pas dështimit të tentativave që u bënë në 2017/2018.

Por ajo që ka zbuluar kreu i diplomacisë greke është se “problemi” në nisjen bisedimeve e një marrëveshjeje mes Greqisë dhe Shqipërisë për kufirin detar, sipas grekëve, qëndron tek Presidenca shqiptare. Dendias iu referua momentit kur Presidenti i jep autorizim Ministrit të Jashtëm për fillimin e bisedimeve, duke e quajtur këtë një çështje të brendshme të Shqipërisë.


Por megjithëse e quajti një çështje e brendshme gjatë intervistës, Ministri i Jashtëm i Greqisë vazhdoi duke thënë se diplomacia greke do të merret me këtë çështje, duke kujtuar në të njëjtin paragraf integrimin e Shqipërisë në BE.

Pyetja e gazetarit për raportet me Shqipërinë erdhi pasi Dendias kishte folur  për arritjen e marrëveshjes për kufijtë detarë me Italinë dhe Egjiptin.

Gazetari: Tani që kemi mbyllur marrëveshjet me Italinë dhe Egjiptin, mos ndoshta është radha e Shqipërisë, në mënyrë që të mbyllim këto marrëveshje?

Dendias: Gjërat janë disi më të komplikuara këtu, sepse Shqipëria fillimisht ra dakort, pastaj e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Janë disa çështje ligjore të brendshme, çështjet e tyre: Dhënia e autorizimit nga ana e Presidentit për qeverinë, që ai mund të mos jetë i gatshëm ta japë. Por kjo është një çështje që politika e jashtme e Greqisë do të merret. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Shqipëria është një vend mik, një vend me të cilin Greqia do që të ketë marrëdhënie miqësore, për të zgjidhur çdo problem që mund të ketë. Ky është një nga problemet që kemi. Sigurisht që ka edhe çështje të tjera: ajo për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek, që do të zgjidhet me ecurinë e negociatave të Shqipërisë, sepse kjo është pjesë e “aquis”. Këtë nuk po e themi si Greqi. Po e themi si një vend europian, dhe kjo është një këshillë për të gjitha vendet që nisin këtë udhëtim të gjatë për t’iu bashkuar familjes sonë, Bashkimit Europian. Çështja e të drejtave të njeriut është një çështje sovraniteti dhe në këtë sens, Shqipëria duhet ta shohë minoritetin grek si një faktor për zhvillimin e vendit, një urë miqësie mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Dendias foli edhe për pretendimet e opozitës greke, sipas së cilës, objektivi kryesor në marrëveshjen me Shqipërinë është të zgjerohen ujërat territorialë nga 6 në 12 milje.

“Kam gjetur një punë përgatitore në Ministri. Siç kam thënë, unë i kam të gjitha minutat e mbledhjeve të mëparshme. Ju e dini, askush nuk e nis nga zero. Nuk ka partenogjenezë. Shteti është një vazhdimësi. Dhe duhet ta respektosh trashëgiminë që ke pasur” ka thënë Dendias.

Ende nuk ka pasur një reagim në lidhje me deklaratën e Nikos Dendias, si nga Presidenca, ashtu edhe nga Ministria e Jashtme, por një mesazh ka ardhur nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, një organizatë e njohur për marrëdhënien e afërt me presidencën. Reagimi i kësaj organizate merr shkas pikërisht nga deklarata e Ministrit të Jashtëm grek dhe kërkon të dijë nga qeveria shqiptare, nëse ka pasur komunikim të mëtejshëm me Greqinë.

“Të jemi të përgatitur me kohë, me alternativa të përditësuara konkrete dhe bindëse, të bashkërenduara me të gjitha institucionet më të larta dhe instancat e tjera përkatëse.

Për këtë qëllim, nevojitet të fillojnë sa më shpejt në formatet e duhura konsultimet, shkëmbimi i ideve dhe mendimeve profesionale mbi alternativat paraprake me grupet e ekspertëve, pa paragjykime partiake, politike apo të tjera, në fushat juridike, ekonomike, ushtarake, teknike, të sigurisë, etj.

Mbi atë bazë, mund të bëhet mbi kritere më objektive përzgjedhja dhe krijimi i një ekipi të ri negociator gjithëpërshirës, kompetent dhe i specializuar për këto çështje”, thuhet mes të tjerave në deklaratën e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Ekipi i vjetër negociator mori një goditje të fortë pak ditë më parë, kur një prej anëtarëve më të shumëpërfolur dhe të akuzuar si spiun i agjenturave të huaja, Artur Meçollari u shkarkua nga detyra si Zv.Komandanti i Flotës Detare pasi lejoi zhvillimin e një ceremonie martesore në anijen ushtarake. Meçollari ishte një nga anëtarët e ekipit negociator që u përzgjodh dy vite më parë për arritjen e një marëveshjeje me Greqinë, por që nuk ia dolën të arrijnë një pakt të ri.

Negociatat për thuajse dy vite u zhvilluan nën një atmosferë të mungesës së transparëncës, e cila u bë shkak për përplasje të forta politike dhe krijimin e një klime konflikti institucional kryesisht mes Presidencës dhe Ministrisë së Jashtme, të drejtuar atëherë nga Ditmir Bushati.

Një nga momentet e konfliktit ishte edhe dhënia e autorizimit për nisjen e bisedimeve nga ana e Presidentit Meta, që përmendet edhe në intervistën e dhënë nga Nikos Dendias për Skai.

Intervista e datës 7 Gusht e Dendias erdhi pas mbylljes së marrëveshjes së pjesshme detare mes Greqisë dhe Egjiptit. Ky pakt u duartrokit njëzëri nga politika greke dhe u konsiderua një sukses, që pason paktin për kufijtë detarë me Italinë.

Të gjitha këto lëvizje bëhen nën sfondin e marrëdhënieve të acaruara mes Greqisë dhe Turqisë për kufirin në detin Egje, që kulmuan me futjen e anijeve turke në hapësirën detare greke dhe krijimin e një incidentitë rëndë mes dy vendeve. © Lapsi.al

12 Comments

  1. Çështja e detit është zgjidhur njëher e mirë në 1945 dhe nuk çfarë te diskutohet më. Greqia do të zaptoj e rrëmbej si tokë, det dhe hapësirë ajrore shqipëtare. Hyrja në bisedime me grekët per nje çeshtje qe nuk ekziston cënon sigurinë kombëtare dhe është tradhëti e lartë ndaj kombit. Specialistët e vertetë shqipëtarë e ndërkombëtarë e dinë shumë mirë që një çështje të tillë nuk ka. Greqia ka shume frikë nëse Shqipëria i çon pretemdimet greke në gjykatat ndëkombëtare. Po të kish një çështje të tillë Greqia do ish e para që do u drejtohej gjykatave. Prandaj presidenti e institucionet kushtetuese kanë për detyrë të mbrojnë fort intereset dhe territorialitetin e vendit.

  2. Problemi eshte se ne si shtet kemi ngelur pa breke! Edhe ato tangat qe kishim, i grisem me deshiren tone. Nje shtet ku nuk ka Gjykate Kushtetuese eshte shtet bananesh.

  3. Nuk thone kot qe; “m** te mire dhe grek te mire s’ka”, greqia nuk eshte mike e Shqiperise, greqia shoviniste eshte armiku me i madh i yni, greqia ka pushtuar dhe aneksuar territoret shqiptare deri ne gjirin e Prevezes, greqia eshte i vetmi fqinj qe mban ne fuqi ligjin e luftes, me Shqiperine, greqia shpreh synime territoriale duke kerkuar qe te aneksoj territoret tona deri ne Shkumbin, jep leksione per te drejtat e njeriut, kush, greqia qe ushtroi spastrim etnik dhe martirizoi, deboi, mbi 100.000 shqiptare autokton, ne krahinen epiriote te Camerise, kerkon te drejta per minoritaret, ata kane me shume te drejta se ne, por, po su pelqeu le te kthehen andej nga kane arrdhur para 200 vjetesh (bejleret e Gjirokastres i sollen si argate nga greqia, per te punuar tokat e tyre ne Dropull, keta qe sot quhen minoritet), cdo komb qe ka per fqinj greker dhe greqi quhet komb i pafat, shikoni keta te pabese kane probleme me Shqiperine, Turqine, Bullgarine, Maqedonine, me cdo fqinj more edhe me detin e me qiellin, kaq te ndyre jane!
    Persa i perket marreveshjes per detin, keta hajdute, me ane te shantazhit, kerkojne qe te na vjedhin edhe detin, me ca shkembij te nenujshem dhe te pabanuar.
    Para disa javesh greqia nenshkroi marreveshjen per detin, me Italine dhe e ndane detin Jon, 50×50, duke mos marre fare parasysh (ashtu sic e thekson konventa nderkombeyare per EEZ) 6 ishujt greke te Jonit; Corfu, Zakynthos, Lefkada, Ithaca, Cythera dhe Paxos.
    Kur vjen puna tek marreveshja me Shqiperine keta te pabese llogarisin si shellfe kontinental edhe shkembijte nenujor, si Barketen, NE HARTEN E REVILLIMIT TE KUFINJVE ME ITALINE greqia, E KISHTE CUAR KUFIRIN E SAJ, DERI TEK MAJA E GADISHULLIT TE KARABURUNIT, DUKE GRABITUR TE GJITHE DETIN, NGA GJIRI I VLORES DERI NE KONISPOL, pse hesht kjo qeveri tradhetare fillogreke, pse hesht minoritari greko-llacifac, edvin kristaqi? Cfare pazaresh te pista po pergatisni more ANTISHQIPTARE?!

  4. Nuk thone kot qe; “m** te mire dhe grek te mire s’ka”, greqia nuk eshte mike e Shqiperise, greqia shoviniste, eshte armiku me i madh i yni, greqia ,ka pushtuar dhe aneksuar territoret shqiptare, deri ne gjirin e Prevezes, greqia, eshte i vetmi fqinj, qe mban ne fuqi ligjin e luftes, me Shqiperine, greqia, shpreh synime territoriale duke kerkuar qe te aneksoj territoret tona, deri ne Shkumbin, jep leksione per te drejtat e njeriut, kush, greqia qe ushtroi spastrim etnik dhe martirizoi, deboi, mbi 100.000 shqiptare autokton, ne krahinen epiriote te Camerise, kerkon te drejta per minoritaret, ata kane me shume te drejta, se ne, por, po su pelqeu le te kthehen andej nga kane arrdhur para 200 vjetesh (bejleret e Gjirokastres, i sollen si argate, nga greqia, per te punuar tokat e tyre, ne Dropull, keta qe sot quhen minoritet), cdo komb qe ka per fqinj greker dhe greqi, quhet komb i pafat, shikoni, keta te pabese kane probleme me Shqiperine, Turqine, Bullgarine, Maqedonine, me cdo fqinj, more edhe me detin e me qiellin, kaq te ndyre jane!
    Persa i perket marreveshjes per detin, keta hajdute, me ane te shantazhit, kerkojne qe te na vjedhin edhe detin, me ca shkembij te nenujshem dhe te pabanuar.
    Para disa javesh, greqia, nenshkroi marreveshjen per detin, me Italine dhe e ndane detin Jon, 50×50, duke mos marre fare parasysh (ashtu sic e thekson konventa nderkombetare per EEZ) 6 ishujt greke, te Jonit; Corfu, Zakynthos, Lefkada, Ithaca, Cythera dhe Paxos.
    Kur vjen puna tek marreveshja me Shqiperine, keta te pabese llogarisin si shellfe kontinental edhe shkembijte nenujor, si Barketen, NE HARTEN E REVILLIMIT TE KUFINJVE ME ITALINE greqia, E KISHTE CUAR KUFIRIN E SAJ, DERI TEK MAJA E GADISHULLIT TE KARABURUNIT, DUKE GRABITUR TE GJITHE DETIN, NGA GJIRI I VLORES DERI NE KONISPOL, pse hesht kjo qeveri tradhetare fillogreke, pse hesht minoritari greko-llacifac, edvin kristaqi? Cfare pazaresh te pista po pergatisni more ANTISHQIPTARE?!

    1. Këta shtetarët tanë ose janë të shitur dhe frikacakë ose injorantë. Grekut nëse i jepet 10 milje det po aq milje i ke dhënë hapësir ajrore. Në këtë hapësirë ajore ata sipas të drejrave ndërkombëtare mund të ngrejnë dhe avionë luftarak. Kështu do e kenë më të lehtë për të na kërcënuar dhe aneksuar ndonjë pjesë toke në çdo rast.

  5. Pse ka dale ceshtja e kufirit detar pas 97 e jo perpara? pra nuk ka pas ceshtje kufiri …kush e ka saju kete ceshtje. se keta plerat pretendojn dhe adriatik tani.. per ne si popull kjo ceshtje nuk ekziston. pra kjo gje ka te beje me prapaskena nderkombtaresh ..a po ?!

  6. O Muti i Kristaqit, Stalini, Zigur Kari dhe gjithe mutrat dhe karat e tjere jepni nga nje koment per kete ceshtje se Rama s’po e rru fare.

  7. Presidenti nuk e jep autorizimin sepse dihet qe kjo marreveshje do jete me e mire se ajo e para (mjafton te kujtosh qe dhe shkembi Barketa qe nuk eshte gjithe diten mbi uje merrej si pike referimi. Duke qene se nje marreveshje e re me e mire do ishte humbje per opoziten dhe pike per Rame, Meta nuk ka per ta dhen autorizimin.

  8. Lajmi kryesor tani është që në PD po debatohet nëse do jetë apo jo Berisha deputet.

    Komisioni “Nishani” po ndahet. Njëri është pro, njëri kundër. Pastaj Bujari dihet pro. Marku ndoshta kundër. Dhe mund të ngelet fati i tij, tek ajo vajza që s’ia di njeri emrin, veç Pollos.

    Përfytyroni tani Sali Berishën, ulur në kolltuk, duke ndjekur deklarimet e Komisionit “Nishani” mbi të ardhmen e tij politike.

    Njeriu që ka fshirë nga politika më shumë se gjysmën e personaliteteve të PD, që i ka ndërprerë karrierën kujt ka dashur, përfshi dhe dy anëtarëve të Komisionit që po debatojnë, dhe ka ngritur nga hiçi gjithë anonimët e PD, tani të diksutohet nëse do jetë apo jo deputet.

    Deri tek deklarimi i Rulit puna dukej serioze, se ngjante si testim i Bashës. Tani është kthyer në një estradë.

    Dhe ky është një ndëshkim i paparashikuar prej tij. Jo se nuk do të jetë deputet, por se për herë të parë, për qënien e tij deputet, po diskutohet si për një njeri të mbetur pa punë, që dikush do t’i japë dorën e dikush do t’i jap pensionin, dikush thotë ka punuar më mirë se Salianji e Balliu, e dikush thotë na ka prishur punë.

  9. Pasurit permes shikvse dhe sigurimsave shkojn pertej oqeanit . Tamam sic deshen ne 91 narko shtet ashtu e bene…. Sa per te tjerat hani m….kot. ne nuk jetojm ne hene e nuk po marim vesh ca behet. Jeni bo bajat..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu