• |
ide | kryesore

Mustafaj: Brenda 15 shtatorit përpilojmë listat e kandidatëve për deputetë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Si pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, Besnik Mustafaj u shpreh se kandidaturat e PD do të verifikohen brenda datës 15 shtator.

Janë 600 kandidatura nga PD dhe zgjedhja do të jetë normalisht në mënyrë sa më të mirë. Përzgjedhja e kandidatëve do të përfundojë deri më 15 shtator. Ne kemi kërkuar ndihmën e partnerëve tanë gjermanë. Këto janë kandidatë janë më të mirë sesaa ata që kanë qenë”, u shpreh Mustafaj ne rubrikën Opinion.

I pyetur nëse ish kryeministri Sali Berisha mund të jetë në listë, Mustafaj tha se ish kreu i qeverisë ka bërë denoncime të guximshme për drogën dhe fenomene të tjera të pushtetit të Edi Ramës dhe ndaj ka kontribut në PD.

Unë jam një nga kritikët e Sali Berishës që më 2007. Por, në kohën që ai është në opozitëë, Berisha ka dhënë kontribut të cmuar në opozitarizëm. Berisha denoncoi drogën, denoncoi një sërë skandalesh. Në këtë kuptim, Sali Berisha ka kontribut në Partinë Demokratike. Në cilësinë e Berishës si deputet, ai mund të themi ka kontribut. Unë jam ndër të parët që kam kthyer disa figura sërish në PD. Unë besoj se të zemëruarit e ikur edhe mund të kthehen.

Jozefina Topalli përshembull ka pasur kritika për PD, por është e lidhur me Partinë Demokratike. Ajo mund të jetë propozuar në Shkodër. Kur bashkëvepron eksperienca me të renë, besoj se bëhet dicka e mirë. Rama ka bashkëpunëtor figura që janë të reja, por janë një lloj klani le ta themi. Shoqëria ka eksperiencën për të gjykuar drejt programin tonë dhe kandidaturat”, deklaroi Mustafaj.



3 Comments

  1. Lajmi kryesor tani është që në PD po debatohet nëse do jetë apo jo Berisha deputet.

    Komisioni “Nishani” po ndahet. Njëri është pro, njëri kundër. Pastaj Bujari dihet pro. Marku ndoshta kundër. Dhe mund të ngelet fati i tij, tek ajo vajza që s’ia di njeri emrin, veç Pollos.

    Përfytyroni tani Sali Berishën, ulur në kolltuk, duke ndjekur deklarimet e Komisionit “Nishani” mbi të ardhmen e tij politike.

    Njeriu që ka fshirë nga politika më shumë se gjysmën e personaliteteve të PD, që i ka ndërprerë karrierën kujt ka dashur, përfshi dhe dy anëtarëve të Komisionit që po debatojnë, dhe ka ngritur nga hiçi gjithë anonimët e PD, tani të diksutohet nëse do jetë apo jo deputet.

    Deri tek deklarimi i Rulit puna dukej serioze, se ngjante si testim i Bashës. Tani është kthyer në një estradë.

    Dhe ky është një ndëshkim i paparashikuar prej tij. Jo se nuk do të jetë deputet, por se për herë të parë, për qënien e tij deputet, po diskutohet si për një njeri të mbetur pa punë, që dikush do t’i japë dorën e dikush do t’i jap pensionin, dikush thotë ka punuar më mirë se Salianji e Balliu, e dikush thotë na ka prishur punë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *