• |
ide | kryesore

PD: Reforma territoriale ka dështuar. Shërbeu vetëm për punësimin e militantëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
partia demokratike selia .jpg



Sipas Partisë Demokratike, reforma territoriale është një nga dështimet më të mëdha te qeverisë Rama, pasi sipas tyre ajo është përdorur për punësimit e militantëve.

“Vetëm në dy vjet, 2017-2019, janë paguar nga taksat e qytetarëve rreth 92 milionë euro për më shumë se 8100 punonjës shtesë me kontratë të përhershme, veçanërisht në pushtetin lokal.  Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, çdo i punësuar i ri kushton rreth 580 mijë lekë në muaj. Një nga arsyet madhore të reformës territoriale ishte reduktimi drastik i shpenzimeve, por punësimi i militantëve në administratën lokale ka sjellë rritjen me 92 milionë euro në 2 vjet të kostos së rrogave të tyre. ”

Ekspertët e Partisë Demokratike vlerësojnë se në raport me dy vite me parë ka 3% më pak teknikë dhe specialistë në Bashkitë e vendit, ndërsa është  rritur me 15% numri i nëpunësve të lartë dhe drejtuesve.

“Këta janë njerëzit që ngrohin karriget e zyrave, nuk bëjnë asnjë punë dhe sjellin njerëzit vërdallë. Ne harxhojmë 46 milionë euro në vit për pagat e tyre  që këta parazitë të pushtetit të bëjnë like dhe share në Facebook-un e Edi Ramës dhe të keqpërdoren në fushatë elektorale.”

Reforma administrative territoriale sipas Partisë Demokratike  ka dështuar pasi ka  ka prodhuar më shumë korrupsion e më pak shërbime për qytetarët.



5 Comments

  1. Jam socialist por ky konstatim eshte sh I vertet. Punoj perballe bashkise ne nje qytet jo te madh dhe shoh perdite turmen e paraziteve qe futen ne ora 8 dhe presin 4 per tu larguar. Madje po te investigosh me sh do dalin xhevahire te tjera. Njerez qe marrin pagat duke qene
    jashte shtetit apo me keq akoma duke qene te kerkuar nga policia. Keta jane dhe me te demshem dhe se nje tender i vjedhur……. cuna, goca te reja ne kulm te energjive qe shkojne prapa neper mitingje kot me kot

  2. Qe reforma territoriale është një dështim total kemi kohe qe e themi . Por edhe kjo qe thote PD nuk eshte komplet e vertete, sepse numri i punonjesve nuk eshte rritur me 8100 vete por minimalisht mbi katerfish . Edhe po ta marrim keshtu si thote PD prape nuk eshte e sakt . Demi nuk eshte 92 milion euro por 184 milion nese marrim parasysh 2015 dhe 2016 . Palloshi kur beri ndarjen territoriale na rruajti karin duke na thene se do kurseheshin vetem nga rrogat 60 milion euro ne vit qe ne kater vite bejne 240 milion euro . Prandaj po te bejme nje llogari na del se demi ekonomik eshte minimalisht 424 milion euro per 4 vite ose 106 milion euro ne vit . E imagjinoni se sa shume gjera mund te beheshin çdo vit me 106 milion euro ? Akoma me keq, nese do merrnim realitetin e vertet te punesimeve galopante pra katerfishin atehere demi ekonomik i pervitshem do ishte 424 milon euro . Ne çdo vend ku vuri dore palloshi , mbolli vetem vjedhje , intrig dhe maskarallik ne kurriz te miletit .
    Ky pallosh pervers shtetin e katandisi si nje han pa porta , si nje lope qe vetem duhet mjele per interesat e tij
    dhe sojin e tij te kurvave . Rrofshin qelbesirat mavi , rrofte mero kurva dhe kryeqelbesira nano.

  3. PO NUK JUA THA MURGESHA JU QE VETEM BASHKIA E DIVJAKES E KA NUMRIN E PUNONJESVE ME TE MADH SE BASHKIA E TIRANES , KUR VETE BASHKIA E LALIKURVES KA MBI 3000 TE TEJPUNESUAR ?
    IMAGJINONI NE 60 BASHKITE E TJERA . KY NUMER QE THOTE PD-JA , NDOSHTA JANE VETEM ATA QE MARRIN RROGEN DHE NUK VENE ASNJE DITE NE PUNE . O POPULL , NEPER BASHI E SHUME INSTITUCIONE TE TJERA ESHTE BERE NAMI ME SUPER SUPER TE PUNESUAR .

  4. Lajmi kryesor tani është që në PD po debatohet nëse do jetë apo jo Berisha deputet.

    Komisioni “Nishani” po ndahet. Njëri është pro, njëri kundër. Pastaj Bujari dihet pro. Marku ndoshta kundër. Dhe mund të ngelet fati i tij, tek ajo vajza që s’ia di njeri emrin, veç Pollos.

    Përfytyroni tani Sali Berishën, ulur në kolltuk, duke ndjekur deklarimet e Komisionit “Nishani” mbi të ardhmen e tij politike.

    Njeriu që ka fshirë nga politika më shumë se gjysmën e personaliteteve të PD, që i ka ndërprerë karrierën kujt ka dashur, përfshi dhe dy anëtarëve të Komisionit që po debatojnë, dhe ka ngritur nga hiçi gjithë anonimët e PD, tani të diksutohet nëse do jetë apo jo deputet.

    Deri tek deklarimi i Rulit puna dukej serioze, se ngjante si testim i Bashës. Tani është kthyer në një estradë.

    Dhe ky është një ndëshkim i paparashikuar prej tij. Jo se nuk do të jetë deputet, por se për herë të parë, për qënien e tij deputet, po diskutohet si për një njeri të mbetur pa punë, që dikush do t’i japë dorën e dikush do t’i jap pensionin, dikush thotë ka punuar më mirë se Salianji e Balliu, e dikush thotë na ka prishur punë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *