• |
ide | kryesore

PD Shkodër: Spitali Rajonal vatër infeksioni nga fillimi i pandemisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shkoderspitali.jpg



Dega e Partisë Demokratike në Shkodër deklaroi se Spitali Rajonal në qytetin verior është shndërruar tashmë në një vatër të infeksionit.

Sipas PD-së së Shkodrës, Spitali Rajonal është shndërruar në vatër të infektimeve nga nisja e pandemisë së koronavirusit.

Në njoftimin e Partisë Demokratike të qytetit verior thuhet se qytetarët janë lënë pa shërbime dhe të harruar.

Postimi i PD Shkodër: 

PARTIA DEMOKRATIKE,DEGA SHKODËR

Sot, çdo qytetar i qarkut Shkodër nuk ka më siguri në jetën e tij të përditshme. Bashkëjetesa me virusin e rrezikshëm COVID-19, sot më shumë se kurrë bën që çdo qytetar i Shkodrës të ndjehet i pasigurtë.

Nëse një qytetar i thjeshtë,me të ardhura minimale i drejtohet DSHP Shkodër për një tampon, aty pritet nga ngritja e supeve dhe nga përgjigja: “Nuk kemi mundësi për këtë shërbim, duhen shfaqur të gjitha shenjat e COVID-19. Izolohu në shtëpi, mos dil dhe monitoro veten”.

Qarku Shkodër në aspektin e shërbimit shëndetësor po përballet me neglizhencën e qeverisjes qëndrore. Qytetarë të harruar e pa shërbime, Spital Rajonal vatër infeksioni që nga fillimi i pandemisë, ku pjesa më e madhe e mjekëve u bënë “kurban” i kësaj qeverisje e kësaj Ministrie Shëndetësie, ku vlerat e shëndetësisë qëndrojnë tek shërbimi i rojeve me qindra e miliona lekë, tek lyerja e fasadave me ngjyra alla mavi, por jo tek shërbimi ndaj qytetarëve.

Kryeqendra e veriut, sot po përballet me mungesën e tamponëve dhe është larg vëmendjes së qeverisë,e cila i kthen sytë nga Shkodra vetëm në periudhë fushate për të mbushur kutiat dhe qytetarët dhe premtime boshe.



2 Comments

  1. Lajmi kryesor tani është që në PD po debatohet nëse do jetë apo jo Berisha deputet.

    Komisioni “Nishani” po ndahet. Njëri është pro, njëri kundër. Pastaj Bujari dihet pro. Marku ndoshta kundër. Dhe mund të ngelet fati i tij, tek ajo vajza që s’ia di njeri emrin, veç Pollos.

    Përfytyroni tani Sali Berishën, ulur në kolltuk, duke ndjekur deklarimet e Komisionit “Nishani” mbi të ardhmen e tij politike.

    Njeriu që ka fshirë nga politika më shumë se gjysmën e personaliteteve të PD, që i ka ndërprerë karrierën kujt ka dashur, përfshi dhe dy anëtarëve të Komisionit që po debatojnë, dhe ka ngritur nga hiçi gjithë anonimët e PD, tani të diksutohet nëse do jetë apo jo deputet.

    Deri tek deklarimi i Rulit puna dukej serioze, se ngjante si testim i Bashës. Tani është kthyer në një estradë.

    Dhe ky është një ndëshkim i paparashikuar prej tij. Jo se nuk do të jetë deputet, por se për herë të parë, për qënien e tij deputet, po diskutohet si për një njeri të mbetur pa punë, që dikush do t’i japë dorën e dikush do t’i jap pensionin, dikush thotë ka punuar më mirë se Salianji e Balliu, e dikush thotë na ka prishur punë.

  2. Nga inati i sime vjehrre , pa do fle me millonane.
    Qytetari dixhital informon se ne spitalin e Shkodres, ka ardh d.v. EdRama i maskum dhe ka shpernda virusin me çader pistolet.
    Po ashtu, ne bashkpunim me kryetarin e komunes se fshatit Qivrym ka hedhur dhe bomba virusale me permbajtje hashashi nepermejt oxhakut te spitalit.
    Siç qihet qarte, ai kerkon te eleminoje elektoratin PiDhist ne Djepin e kultures.
    P.s. Ka the dhena qe pjesmarres ne komplot ka qene dhe vet Jozfina, si hakmarrje qe nuk e ka emrin ne lista.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *