• |
ide | kryesore

SPAK godet Valentin Selajn/ “Zotëria i kokainës” që pushtoi mediat rozë në Tiranë

-Instant, Kryesore, Lajme



Valentin Selaj arriti të kapë faqet rozë të mediave shqiptare për shkak të lidhjes me ish velinën Viola Spiro, por ishin mediat italiane që nxorrën anën tjetër të tij, atë të trafikantit të drogës. Nën pseudonimin “Zoteria i kokaines”, Selaj portretizohej si organizatori i trafikut të kokainës që nisej nga Amerika, kalonte në portin e Roterdamit dhe nga aty, transportohej për në Firence.

Policia italiane u desh të bashkëpunonte me atë holandeze për paralizimin e të gjithë grupit pak vite me pare. Tani SPAK kërkon konfiskimin e pasurisë së familjes Sela, pas një letër-porosie që ka ardhur nga Hollanda.
Grupi i përbërë nga Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Wajtaszczyk hetohen atje për kapjen e gati 100 kilogram kokaine.

Pseudonimi “ZOTERIA I KOKAINËS”

Në një shkrim të gazetes italiane “La Nazione Firenze”, thuhet se Valentin Selaj ishte “Zoteria i Kokaines” dhe kreu i një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare që sillte kokainë nga Amerika në Firenze nëpërmjet Hollandës. Por jo vetëm kaq, banda merrej edhe me prostitucion dhe dhunë. Gjatë arrestimit, raportohet se bandës i janë sekuestruar miliona euro dhe qindra kilogramë kokainë dhe drogëra të tjera. Ka qenë pikërisht kjo gazetë e cila ndër të tjera ka nxjerrë edhe lajmin se e dashura seksi e bosit të kokainës ishte bukuroshja e ekraneve shqiptare, Viola Spiro.

Shkrimi i plote i gazetës italiane

Ajo nuk ka asnjë faj, përveç faktit që është një vajzë e bukur dhe si e tillë u përzgjodh si e dashura e Valentin Selajt. Një bos i klanit shqiptar, i kapur nga skuadra fiorentine dhe kolegët investigativë hollandezë. Viola, është një vajzë e famshme dhe shumë e pëlqyer në vendin e saj dhe ato fqinje. Një vajzë kopertine, aktore, modele, prezantuese, pra mbretëresha e fashion-it, e mësuar me jetën e bukur, por që nuk e kishte imagjinuar që i dashuri i saj ishte një nga personazhet të cilëve iu ishin qepur nga pas policia e gjysmës së Europës.
Një vajzë perfekte, e rrethuar nga paratë. E kush mund ta mendonte që i fejuari i saj ishte një bos droge i gjysmës së Europës? Gjithnjë e ndjekur nga paparazzët, gjithnjë e përkëdhelur, një femër që ëndërrohej prej meshkujve. Dhe jo vetëm kaq, ajo ka shëtitur botën për shërbime fotografike të paguara nga paratë e tij. Ajo nuk ka fare lidhje me operacionin e policisë, por ama një ditë pasi policia i arrestoi të fejuarin, ajo ka hedhur dy foto në instagramin e saj me qindra – mijëra ndjekës, ku buzëqeshja i ishte zhdukur dhe vendin e saj e kishte zënë trishtimi.
Dhe të mendosh që bandën e të fejuarit të saj e kanë zbuluar dy gra të Prokurës së së Amsterdamit! Këto dy gra, dhe një tjetër në sektorin investigativ hollandez, bashkëpunuan me një tjetër grua nga Firenza dhe filluan të investigojnë mbi këtë grup. Investigimi filloi të nesërmen e një zënke banale rruge mes shqiptarësh, për kontroll territori në Firence. Intuita i ndihmoi zonjat investigatore që po ndiqnin ngjarjen, se këtu nuk bëhej fjalë thjesht për një histori 3-4 prostitutash, por ishte diçka më shumë. Dhe kishin të drejtë. Një kuriozitet; një tjetër boss droge i grupit, jetonte në një vilë luksoze e stilit të Sarface. Madje ai mbante foto të këtij personazhi si një idhull të tij. Dhe në fakt edhe fundin e pati pikërisht si ai. Ndërsa një tjetër bos i grupit kishte blerë një hotel luksoz në Shqipëri me qindarka.”

PASURIA E FAMILJES SELA

Pronat që SPAK kërkon të konfiskojë kanë një vlerë mbi 1.4 milionë euro pasuri dhe sipas policisë, rezultojnë të regjistruara në emër të 3 vëllezërve Selaj.

Referuar hetimeve, dy prej tre vëllezërit, Valentini, Parlindi dhe 29 dhe 40, janë pjesë e një rrjeti kriminal, i dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.

Valentin Selaj, më i vogli, është arrestuar nga policia e Firences në Itali më 16 nëntor.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Valentin Selaj dhe personat e lidhur me të Valentin Vasil SELAJ, Vasil Gjergj SELAJ, (babai i Valentinit), Leze Kolë SELAJ, (nëna e Valentinit) dhe Aleks Vasil SELAJ alias Ardian Vasil SELAJ, (vëllai Valentinit), kanë në Shqipëri disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme që janë banesa, troje, toka bujqësore, llogari bankare dhe mjete motorike” thote SPAK.

Pasuria që kërkon SPAK

1. Pasuria në bashkëpronësi të shtetasit Valentin Vasil Selaj, me adresë Rrile Lezhe, me sipërfaqe 5 600 m2, lloji i pasurisë Are + truall. Këtë pasuri shtetasi Valentin Selaj e ka ne bashkepronesi me shtetasin Vasil Selaj dhe Leze Selaj (prinderit). Pasuria eshte rregjistruar me date 31.08.2011.
2. Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 500 m2, lloji i pasurisë truall. Mbi këtë truall është ngritur një godinë banimi 2 katëshe, me siperfaqe 187 m2. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.
3. Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 3633 m2, lloji i pasurisë are. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.
4. Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 500 m2, lloji i pasurisë truall, mbi të cilën është ndërtuar një godinë banimi dy katëshe me sipërfaqe 178.7 m2. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.
5. Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë lagjia “Beslidhja“ Lezhë, me sipërfaqe 53,125 m2, lloji i pasurisë “Njësi Shërbimi”, blerë me çmimin 6 019 128 lekë në date 27.02.2013. Pasuria është rregjistruar me date 10.02.2016.
6. Pasuria në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 15 500 m2, lloji i pasurisë are. Pasuria është rregjistruar me datë 10.04.2009.
7. Pasuria me adrese Rrile Lezhë, me sipërfaqe 5 600 m2, lloji i pasurisë “Are + truall”. Këtë pasuri shtetasi Vasil Selaj e ka në bashkëpronësi me shtetasin Valentin Selaj dhe Leze Selaj. Pasuria është rregjistruar me datë 31.08.2011.
8. Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 08.09.2014, çmimi i blerjes është 2 000 Euro.
9. Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 08.09.2014, çmimi i blerjes është 2 000 Euro.
10. Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Shëngjin Lezhë, me sipërfaqe 13.25 m2, lloji i pasurisë garazh. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 08.09.2014, çmimi i blerjes është 2 000 Euro.
11. Pasuria në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me adresë Barbudhoj Lezhë, me sipërfaqe 2200 m2, lloji i pasurisë kullotë. Këtë pasuri shtetasi Aleks Selaj e ka blerë në datë 27.09.2014, çmimi i blerjes eshte 1 000 000 lekë.
12. Pasuria me adresë Rrile Lezhë, me sipërfaqe 200 m2, lloji i pasurisë truall. Këtë pasuri shtetasja Leze Selaj e ka në bashkëpronësi me shtetasit P. S., N. S., P. S. dhe V. S. Data e rregjistrimit te pasurisë 31.08.2011.
13. Pasuria në pronësi të shtetasit Valentin Vasil Selaj, me adresë Rruga “Bajram Curri” Tiranë, sipërfaqe totale e pasurisë 118.1 m2, data e rregjistrimit të pasurisë 02.05.2017. Këtë pasuri shtetasi Valentin Selaj e ka blerë në datë 17.03.2017, në shumen 220 000 Euro.
14. Automjeti me targë AA 890 TD në pronësi të shtetasit Vasil Gjergj Selaj, i llojit autoveture, marka Daimler Chrysler, tipi 211016, modeli E 270 CDI, viti i prodhimit 2003. Këtë automjet shtetasi Vasil Selaj e ka blerë në Itali, në shumën 900 Euro.
15. Llogari bankare rrjedhëse në shumën 5 022 Euro.
16. Llogari bankare rrjedhëse në shumën 1 091 533 Lekë.
17. Shoqëria “Aleks Selaj”, me NIPT L67611501E, në pronësi të shtetasit Aleks Vasil Selaj, me aktivitet “Hotele dhe struktura te ngjashme”, me status aktiv prej 11/02/2016.©LAPSI.AL

 



9 Comments

  1. Muhabet malokesh dhe bythqirash! MALOK ky dashnori i pare i Violes dhe BYTHQIR dashnori i 2 Arber Avrami qe thone se po ben leke te papare te TAP!

    1. O bythmut, po pse te vjen inat se ishte malok apo fushok dashnori i kesaj? Apo “dhelpra dhe rrushte”:) Kshu e kane keto pune , ato zgjedhin te bohen dashnore gangsterrash se duan te jetojne me lluks. Ti jepi noj kredit SPAKUT e leji etiketimet e te tjereve malok, fushok, kodrinor, bregdetas etj.Ai te pakten ka vene koken ne rrezik per ate pune, po keto qe na vjedhin nga buxheti shtetit 100 fishi i ketij, ketyre kur do ju bej noj telefon spaku?Apo leje se ashtu eshte nje muhabet.

      1. @J Te qif*sha ty bashke me SPAKUN dhe Edi Ramen!!! Ti sikur je avokati i Violes, pa para…Une e di se avokatet marrin para…Apo shqiperi hesapi

    2. Labet jane Mafioz dhe ministra ne te njejten kohe … Tahiri ,Xhafaj ,Rama…..do te thote Bastard….

  2. Po japim Lajmet

    MIRMRAMA!

    Sot po cojme letra anonime te mafiozet te dorzojne mallin pasi kemi nevoje per leka na ne shtet.

    SPAK u con letra anonime mafiozeve WTF? keni dhe tre dite kohe per BLA BLA BLA.

    Mafiozet duhet te ishin ne burg rrufe aty ku e kane vendin dhe jo duke ju nisur letra anonime.

    Mafiozeve tu sekuestrohet pasuria dhe me pas tu digjet cdo gje e tyre, asgje prej gjeje qe ato disponojne nuk duhet te bashkohet pjeses tjeter jo mafioze pasi injeksioni tyre i poshtersise infekton.

    Mafiozeve duhet tu tregohet me gisht qe jane pjese e shtetit, pushtetit, partive politike, shoqatave, televizioneve, vipave.

    Mafiozet duhet ti dergosh ne burgjet e Amerikes qe mos dalin kurre nga burgu.

    Per mua Shqiperia eshte Mafia, e nuk ka sherbim te paster qe e pastron kete llum te krijuar po nga vete mafiozet e qe ka infektuar pothuajse 40% te shoqerise.

    Mban peng edhe rrugen e Maqedonise ky shtet palaco Shqiptar ku cdo gje e nderton nga parate e pista.

    1. Pronat qw i skuestrohen ketyre duhet te rrafshohen te shkatrrohen sepse askush nuk guxon ti bleje ato..por duhet te fillohet te sekuestrohen pasurite e pushtetareve ne fillim e pastaj te tjeret..

  3. Per cfare mediash roze flet o idot punonjes portali se vetem gazetar sduhet te jesh. Dihet qe shumica e femrave qe punojne si balerina, “moderatore” apo dhe gazekare neper televizione jane te lidhur me cuna te “forte” dhe shesin pordhe neper instagrame e FB per pushimet luksoze dhe veshjet e shtrenjta qe keta i paguajne me leket e droges dhe prostitucionit.

  4. Dhe na shesin pordh neve emigrantëve hallexhi keta vipat e shqipëris gjoja qeverisin bëhen deputet gjyqtarë kryetar digasteresh i promovojnë ca gazetar nëpër gazeta dhe televizone po të ngritura me para droge tendera dhe lekët e grabitur nga shumica qëka ngelur fokara duke kërkuar fatin rrugëve të botës ,shqipëria vuan në radh të par për gazetar se të gjithë jan të shitur bëjnë duke lëpir nga 1 milion euro për 2 vjet dhe bëhen deputet që të bëjnë ligje për të ligjëruar ata para që vjedhin dh për të vazhduar vjedhja shembull alfred peza mero gëlba,ze e shumë të tjer dhe hajde ta bëjmë shaipërinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *