• |
ide | kryesore

Çfarë pasojash ka udhëheqja e munguar diplomatike e SHBA-ve?

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Donald Trump e hedh poshtë çështjen e Shtetit të Thellë që përfaqëson Departamenti Amerikan i Shtetit. Megjithatë Amerikës i duhet diplomacia më shumë se kurrë.

Ambasada Amerikane shpëtoi e padëmtuar nga shpërthimi në portin e Bejrutit. Shumë vende perëndimore kanë misione diplomatike në qendër të qytetit ose diplomatë që jetojnë në atë zonë. Gruaja e ambasadorit Hollandez vdiq, po ashtu dhe një diplomat gjerman. Por ambasada amerikane ndodhet në fshatin malor Aëkar, pesë milje (8 km) nga porti. Masat e sigurisë janë të mëdha, një ves i përftuar nga bombardimi i ambasadës në Beirut në 1983, i cili vrau 63 njerëz. Kaloi një javë para se ambasadori, Dorothy Shea, një diplomat karriere, të vizitonte portin. Ambasada ka funksionuar me staf të reduktuar për pjesën më të madhe të vitit për shkak të covid-19. Edhe në rrjetet sociale ka qenë më pak aktive se fuqitë e tjera të huaja. Ambasadori ka shmangur vëmendjen publike ndaj tij dhe ambasadës.

Mungesa e visibilitetit është një shenjë e vogël e një sëmundje të diplomacisë Amerikane. Shërbimi i diplomatik i vendit është dëmtuar dhe demoralizuar. Muajin e kaluar Bob Menendez, përfaqësuesi I lartë demokrat në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, publikoi një raport duke paralajmëruar se Departamenti i Shtetit ishte “në rrezik të një dështimi katastrofik”. Raporti është një katalog i dëmeve të bëra ndaj agjencisë federale më të vjetër SHBA, themeluar në vitin 1789. Ai përshkruan një departament që ka pësuar hemorragji, sa i përket zotësisë dhe ndikimit të tij. Përmbledhja e shqetësimeve është paraqitur në një regjistrim të një dëgjese në Uashington në nëntorin e kaluar nga ambasadori Kolumbian, Francisco Santos, për ministrin e tij të jashtëm që do merrte detyrën: “Departamenti i Shtetit i SH.B.A., i cili dikur ishte i rëndësishëm, është shkatërruar. nuk ekziston ”

Shqetsimet mbi gjendjen e shtetit nuk janë aspak të reja. Më shumë se dy duzina agjencish qeveritare kanë tanimë përfaqësuesit e tyre jashtë shtetit, duke gërryer rolin e Departamentit të Shtetit në këtë fushë. Në ditët e sotme, drejtuesi i një kompanie ndërkombëtare amerikane mund të ketë një takim kokë më kokë me një kryetar shteti, pa patur nevojën e ndërlidhjes së ambasadës amerikane , vëren Stuart Holliday i Meridian, një qendër që studion diplomacinë, në Uashington, DC: “Eshte I njohur tashmë fakti, se kanalet diplomatike nuk janë më mekanizmat e vetme përmes së cilës ndërtohet angazhim amerikan në gjithë botën. ” Në vitin 2015, përpara se Donald Trump të bëhej president, Akademia Amerikane e Diplomacisë, një klub i ish-diplomatëve të vjetër, paralajmëroi se shërbimi i huaj i vendit ishte në telashe për shkak të politizimit në rritje, arsimit të dobët profesional dhe strukturës së vjetëruar të karrierës.
Z. Trump është përpjekur të shkurtojë buxhetin e departamentit, së fundmi me 34%. Kongresi e injoroi atë. Por shkurtime të mëdha ndodhën në mesin e viteve 1990 pas përfundimit të luftës së ftohtë, kur Amerika mendoi se mund të ulte aktivitetin diplomatik – duke shkaktuar probleme kur qeveria e pati të nevojshme të caktonte më shumë ddplomatë në Afganistan dhe Irak. Shkurtime pati dhe gjatë administratës Obama. Në vitin 2018 Barbara Stephenson, asokohe drejtuese e Shoqatës Amerikane të Shërbimeve të Jashtme (AFSA), e cila përfaqëson diplomatët e vendit, theksoi se shpenzimet e Amerikës për “nevojat themelore diplomatike” (duke përjashtuar shpenzimet për sigurinë) u ulën me gati një të katërtën në terma realë midis vitit 2008 dhe 2016.

Në këtë mënyre, Departamenti i Shtetit ka patur probleme që prej disa vitesh. Por “nuk është një ekzagjerim të thuash se kjo është koha më e vështirë ndër shumë gjenerata,” thotë Eric Rubin, presidenti aktual i AFSA. Nicholas Burns, një ish-ambasador në NATO që tani drejton një projekt mbi të ardhmen e diplomacisë Amerikane në Harvard (projekti është I pavarur, por Z. Burns është një këshilltar i Joe Biden), beson se është koha për të vënë alarmin. Ëilliam Burns, një tjetër ish-diplomat i lartë, i cili kryeson Carnegie Endoëment for Peace International, një qendër studimi në Uashington, DC, deklaron “prishjen” e Departamentit të Shtetit dhe argumenton se dëmi është “edhe më i rëndë nga sa e imagjinojmë”.
Tre gjëra kanë krijuar një nevojë urgjence. Njëra është covid-19, lloji i krizës ku Amerika pritej të merrte një rol lidershipi në menaxhimin e situatës , por ngurroi ta bënte këtë gjë. Në të ardhmen, më shumë çështje globale – nga ndryshimi i klimës deri në sigurinë në internet – do të kenë nevojë për menaxhim. “Diplomacia po bëhet shumë më e rëndësishme në shkallë botërore tani sesa ka qenë më parë,” argumenton z. Burns i Harvardit. Por peizazhi diplomatik është më i diskutueshëm. “Ne do të duhet të luftojmë për influencë dhe për synimet tona në politikën e e jashtme në një mënyrë që mbase nuk kemi e bërë në të kaluarën,” thotë z. Rubin.

Shqetësimi i dytë është ngritja e Kinës. Vitin e kaluar Kina kapërceu Amerikën si vendi me më shumë ambasada dhe konsullata në të gjithë botën, thotë Indeksi Global i Diplomacisë i përpiluar nga Instituti Loëy, një grup studimi Australian (shiko grafikun 1). Z. Trump ka kërkuar të zvogëlojë shpenzimet e Amerikës për diplomacinë; Xi Jinping dyfishoi shpenzimet e Kinës në këtë drejtimmidis 2011 dhe 2018.
Përparimet e Kinës janë të dukshme në Kombet e Bashkuara, ku shtetasit kinezë kryesojnë katër nga 15 agjencitë e specializuara të OKB, krahasuar me atë të Amerikës. Amerika ka filluar të reagojë. Ajo e ndaloi Kinën së marri udhëheqjen e një agjencie të pestë, Organizatës Botërore të Pronës Intelektuale – puna iu caktua një kandidati nga Singapori, një vendi, siç tha zoti Pompeo muajin e kaluar, që “në të vërtetë i jep përparësi reale të drejtave të pronësisë intelektuale”. Por ndërsa Amerika tërhiqet nga organe të tilla si Organizata Botërore e Shëndetit, ajo i jep Kinës një shans për të ushtruar akoma më shumë ndikim.

Masakra amerikane 

Arsyeja e tretë për të vënë alarmin mbi gjendjen e diplomacisë amerikane: minimi nga qeveria e saj. Një diplomat i lartë amerikan thotë se Shtëpia e Bardhë është “armiqësore” ndaj shërbimit të jashtëm. Z. Trump i referohet publikisht “Departamentit të Shtetit të Thellë”, duke lënë të kuptohet se njerëzit e këtij departmenti po përpiqen ta sabotojnë atë. “Diplomacia thjesht nuk vlerësohet,” thotë Roberta Jacobson, e cila dha dorëheqjen si ambasadore amerikane në Meksikë në vitin 2018. “E vetmja formë e politikës së jashtme që duket se e kupton kjo administratë janë kërcënimet.” Kërcënimet e zotit Trump ndonjëherë janë drejtuar ndaj diplomatëve të tij, përfshirë Marie Yovanovitch, e cila ishte ambasadorja e SHBA në Ukrainë para se ajo shkarkohej. Në telefonatën e korrikut 2019 që çoi në procedurën për shkarkimin e tij nga Dhoma e Përfaqësuesve, zoti Trump i tha presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se ajo ishte “një lajm i keq” dhe se “Asaj do t’I duhet të kalojë disa gjëra”.

Në emërimin e ambasadorëve Z. Trump ka favorizuar zgjedhjet politike mbi ato të diplomatëve të karrierës, në një shkallë të papara në kohët moderne. Amerika ka një traditë të gjatë të vendosjes së emisarëve politikë. Ata mund të kenë fuqinë për të patur një komunikim drejtpërdrejt me presidentin. Shumë kanë mjetet financiare për t’u argëtuar. Don Beyer, një biznesmen i emëruar nga Barack Obama si ambasador në Zvicër, tani një kongresmen për Virxhinia, thotë se ai shpenzoi rreth 1 milion dollarë të parave të tij për argëtim gjatë katër viteve. Buxheti i alokuar nga Kongresi ishte një pjesë e asaj që harxhoi (“Unë thjesht u ndjeva me fat që Obama nuk më dërgoi në Paris ose Londër, vende të cilat nuk do t’i përballoja kurrë financiarisht,” shprehet ai).

Në mënyrë tipike, midis një çereku dhe një të tretës së ambasadorëve kanë qenë të emëruar politikë, shpesh kontribuesë të mëdhenj fushate. Në rastin e zotit Trump, shifra është 43%. Cilësia e këtyre zgjedhjeve mund të jetë po kaq e bezdisshme për diplomatët e karrierës që shërbejnë nën ta, sa edhe numri i tyre. Ambasadori i zotit Trump në Islandë ka kaluar shtatë zëvendës ambasadorë të misioneve diplomatike, brenda pak viteve. Njeriu i tij në Londër, Ëoody Johnson, largoi zëvendësin e tij, gabimi i të cilit duket të ketë qenë përfshirja e një anekdotë vlerësuese për Z. Obama në një fjalim në një universitet anglez. Me urdhërin e zotit Trump, z. Johnson raportohet se u përpoq, pa sukses, në vitin 2018, që turneu i golfit i Britanisë së Madhe të zhvillohej në kompleksin e Trump Turnberry në Skoci (Z. Trump e ka mohuar bërjen e kërkesës).

Edhe pse ambasadorët janë shenja më e dukshme e politizimit të diplomacisë, emërimet brenda vendit janë po aq domethënëse. “Pozicionet e rëndësishme në Uashington janë aty ku bëhen politikat,” thotë Ronald Neumann, president i Akademisë Amerikane të Diplomacisë. “Atje keni asgjësimin e sistemit të karrierës.” Midis 1975 dhe 2014, nr i diplomatëve të karrierësnë në 50 ose më shumë pozicionet e punës në nivelin e ndihmës-sekretarit dhe më lart, u tkurr nga rreth 60% në 30%; Tani, thotë z. Neumann, është në nivelin 8%. Asnjë profesionist i shërbimit të karrierës diplomatike aktualisht nuk ka një post ndihmës-sekretar të konfirmuar nga Senati; sipas AFSA, kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Diplomatët e talentuar largohen për shkak të mungesës së pozicioneve drejtuese në dispozicion të tyre (shërbimi i huaj i Amerikës, si ushtria e tij, operon një sistem “lart ose jashtë”).

Këto ditë është e vështirë të vësh re ndonjë oficer të lartë të shërbimit të huaj që punon në Shtëpinë e Bardhë. Z. Burns nga Harvard kaloi pesë vjet i emëruar përkohësisht në Shtëpinë e Bardhë nën presidentët George Bush ( babai) dhe Bill Klinton. “Këto mundësi nuk po jepen më,” thotë ai, “kështu që Departamenti i Shtetit është mënjanuar.”
Shumë poste që kërkojnë konfirmim të Senatit kanë mbetur vakante për periudha të gjata, duke krijuar paqartësi dhe neglizhencë. Pozicioni i ndihmës sekretarit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë ka qenë I panominuar që nga shkurti i vitit të kaluar. Administrata Trump deri më tani nuk ka pasur asnjë emërim të konfirmuar për ndihmës sekretar për çështjet e Jugut dhe të Azisë Qendrore. Punësimi për Afrikë ka qenë i ngadaltë dhe i dhimbshëm.

E gjithë kjo ka kontribuar në një dobësim të ekspertizës që ka qenë vecanërisht në një gjendje shumë të rëndë falë ngrirjes së punësimit të realizuar nga Rex Tillerson, ish-shefi i ExxonMobil, mandati i shkurtër i të cilit si sekretari i parë i shtetit i zotit Trump ishte një katastrofë. “Tillerson bëri më shumë dëme në Departamentin e Shtetit sesa mund ta imagjinoja të ishte e mundur brenda një viti, veçanërisht në humbjen e personave me shumë vite në pozicione drejtuese dhe me përvojë,” thotë z. Neumann.
Z. Pompeo i dha fund ngrirjes së punësimit dhe është përpjekur të rikthejë besimin në departament. Ai ka udhëheuqr politikat ndaj Iranit dhe, veçanërisht Kinës. Ai ka rikthyer njëfarë energjie në drejtimin e departamentit. Por ai nuk i ka qetësuar kritikët.

Vëzhgimi mbi stafin diplomatic sugjeron se besimi te drejtuesit e departamentit është ulur. Disa nga avokatët e saj kundërshtuan marrëveshjen për të caktuar Guatemalën si një “vend të tretë të sigurt” për migrantët. Numri i personave që hyjnë në provimin e pranimit të shërbimit të jashtëm ka rënë për më shumë se gjysmën gjatë dhjetë viteve të fundit (shiko grafikun 2). Paqartësia e mënyrë se si funksionon karrera e shërbimit të huaj është një problem: Sa diplomatë ambiciozë janë sot të lumtur të parashikojnë një qëndrim 35-vjeçar me të njëjtin punëdhënës dhe të presin 15 vjet për një pozicion pune drejtues? Linda Thomas-Greenfield, një ish drejtuese e shërbimit të jashtëm, kujton rastin e një gruaje afrikano-amerikane, e cila kërkoi nga tre vjet leje për të bërë një diplomë në Ligjin e Harvardit, por duhej të aplikonte cdo vit; kërkesa e saj për vitin e dytë u rrëzua dhe ajo u largua nga departamenti.
Përvoja të tilla nuk e kanë ndihmuar historikun e departamentin në raport me diversitetin. “Sa i përket Afrikano-Amerikanëve, numri është i ulët,” thotë zonja Thomas-Greenfield. Vetëm 2.8% e gradave të larta I përkasin njerëzve me ngjyrë; disa vjet më parë, shifra ishte “mbi 8%”, megjithëse kjo shifër nuk përfshintë rangun e përfaqësuese. Vetëm tre afroamerikanë aktualisht po shërbejnë jashtë si ambasadorë dhe katër hispanikë. Muajin e kaluar Karen Bass, kryetarja e kongresmenëve me ngjyrë, prezantoi një projekt-ligj, së bashku me krerët e grupeve të Kongresit Spanjoll, Aziatik dhe Amerikan vendas, që kërkon të ndihmojë shërbimin e jashtëm që “të pasqyrojë përbërjen e pasur” të qytetarisë së vendit.

Ta bëjmë Sherbimin e Jashtëm të shkelqyer përsëri 

“Është me të vërtetë e rëndësishme të kuptosh se sa shumë është përkeqësuar gjendja e Departamentit të Shtetit nën këtë administratë sesa në ato të mëparshme,” thotë zonja Jacobson. Diplomatët me përvojë (përfshirë një ish-sekretar të shtetit për një president republikan) mendojnë se mund të duhet puna e një gjenerate të tërë për të riparuar dëmin. Por disa përpjekje janë duke u zhvilluar për të arritur këtë. Në Shtator, Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë, një organizatë e pavarur, do të sugjerojë reforma për muajt pas zgjedhjeve presidenciale, pavarësisht kush fiton. Në Harvard Z. Burns dhe tre ish-ambasadorë të tjerë po udhëheqin një projekt ambicioz për të riimagjinuar të ardhmen e diplomacisë amerikane; ata do të publikojnë propozimet e tyre pas zgjedhjeve.

Disa ndryshime mund të vijnë me shpejtësi. Një përpjekje për të mbushur pozicionet e larta dhe për të promovuar diplomatët më të shkëlqyer të karrierës do të ndihmonin. Dhe një president që beson në diplomaci do të ishte një fillim i fuqishëm në vendosjen e një toni dhe drejtimi tjetër. Është e qartë se kjo nuk do të ndodhë nëse z. Trump rizgjidhet. Një presidencë e Biden do të duket se ishte një kusht i domosdoshëm për një ringjallje të vërtetë.

Por kjo nuk është e mjaftueshme. Problemet e diplomacisë amerikane janë më të thella se sulmet e administratës Trump ndaj tij. Fushata e senatorit Elizabeth Ëarren parashikonte dyfishimin e numrit të punonjësve në shërbimin e jashtëm — duke theksuar se “ne punësojmë më shumë njerëz për të punuar në dyqane ushqimore dhe ato ushtarake sesa si punonjës të shërbimit të huaj” dhe rritjen e profesionalizmit të të të dërguarve të tij në vend të “shitjes së pozicioneve diplomatike ndaj bufonëve të pasur”. Z. Burns gjithashtu favorizon një ndryshim drastik në përzierjen e ambasadorëve, me ndoshta 90% diplomat në karrierë dhe vetëm 10% të emëruar politikë.

Ambasadat janë vetëm maja e ajsbergut. “Një përmbledhje totale e sistemit të personelit duhet të jetë përparësi kryesore për sekretarin e ardhshëm të shtetit,” thotë zonja Thomas-Greenfield. Një strukturë e pafavorshme në karrierë do të thotë që departamenti nxjerr nga sistemi disa nga më të mirët dhe më të ndritshmit e tij dhe më pas nuk i lejon ata të kthehen brenda. Një provim eficent i hyrjes në shërbimin e jashtëm, promovime më të shpejta dhe mundësi më të mëdha për të hyrë në të gjitha nivelet, do të ndihmojnë të gjithë.

Një trajnim me efikas do të ishte një zgjidhje . Departamenti i Shtetit është I dobët sa I përkët trajnimeve. Sidoqoftë, aftësitë që do t’u duhen diplomatëve do të rriten. Forcat e armatosura të Amerikës kanë rreth 15% të oficerëve të saj në proces trajnimi, në çdo kohë të caktuar. Reformatorët argumentojnë se shërbimi diplomatik i Amerikës duhet të krijojë një process të ngjashëm dhe të vazhdueshë,” të ngjashme, e cila do të kërkonte punësimin e mjaft njerëzve dhe shpenzimin e parave të mjaftueshme për të pasur atë kapacitet shtesë.

Reformatorët kërkojnë gjithashtu një ndryshim më të thellë kulturor. Procedurat e ngadalta mund të kërkojnë dhjetëra emra për të nënshkruar një deklaratë të vetme. “Departamenti i Shtetit si institucion rrallë akuzohet se është shumë i shkathët ose plot me iniciativa,” thotë zoti Burns i Carnegie. Ai mendon se ajo duhet të zhvishet nga shtresa burokracie, duke ia deleguar autoritetin drejtuesve rajonalë dhe ambasadorëve jashtë shtetit. Departamenti është rehatuar duke marrë parasysh vetëm rreziqet e njohura dhe tradicionale, dhe për të ndaluar këtë duhet vënë në dyshim mençuria konvencionale e deritanishme, argumenton z.Burns.

Diplomacia e para 

Shkalla e transformimit të nevojshëm në diplomacinë amerikane bën që disa të besojnë se misioni i saj duhet të kodifikohet në një akt të ri nga Kongresit. Në shekulin e kaluar, Kongresi u përpoq 3 herë për ta realizuar ketë. Në kohën e reformës së saj të fundit, në 1980, Leonid Brezhnev ishte në pushtet në Moskë, Kina po fillonte politikën e saj të një-fëmije dhe interneti po shfaqej. Sot është koha që Kongresi të nxjerrë akte të reja.

Por skeptikët pyesin kur – ose nëse – ligjvënësit mund të bien dakord për kushtet e një akti të ri gjithëpërfshirës për shërbimin e kashtëm. Reforma nuk mund të presë.

Kjo do të thotë të ndryshoni jo vetëm mënyrën e funksionimit të Departamentit të Shtetit, por edhe peshën që diplomacia mbart në politikën e jashtme. Amerika gjithmonë do të mbështetet në një përzierje të fuqisë ushtarake dhe përpjekjeve paqësore. Të dy plotësojnë njëra-tjetrën. “Nëse nuk e financoni plotësisht Departamentin e Shtetit, atëherë unë duhet të blej më shumë municione, Gjenerali Jim Mattis, në atë kohë kreu i Komandës Qendrore të SHBA, i tha Kongresit në vitin 2013. Që nga 11 shtatori, theksi mbi forcën ushtarake ka bërë që rëndëia e diplomacisë të zvogëlohet.

Reformatorët thonë se Amerika duhet ta bëjë diplomacinë një zgjidhje të parë. Robert Gates, i cili ishte sekretar i mbrojtjes në 2006-11, shkruan në Foreign Affairs për militarizimin e politikës së jashtme amerikane dhe neglizhencën e mjeteve të saj jo-ushtarake. “Departamenti i Shtetit duhet të jetë instrumenti qendror jo-ushtarak i politikës tonë të sigurisë kombëtare,” argumenton z. Gates. Por nëse duhet të jetë në lartësinë e detyrës, do të duhen më shumë para, më shumë fuqi punëtore dhe menaxhim shumë më i mirë.

/The Economist, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



3 Comments

  1. Udheheqja mbeshtetej tek disa themele te paracaktuara. Nderkohe qe udheheqja kishte filluar kendej sorosi me.merkelin shpejtuan te gllaberojne gjithçka dhe te ndanin klientelizmin duke i lene vetem nje rruge demokracise, rruga socialiste. Bej fest ore bushat se te erdhi dita. Vilen e kore, me blushin prap shok je. Je njelloje me merkelin edhe demokracine e vret vetem amerike mos jet. Te fala nga idhulli yt bide…kshu biden

  2. Ne e dime mire qe diplomacia ka qene e politizuar, ne disa vende ne dore te Sorosit, ne vendet e rendesishme kane qene operativet partiake te demokrateve. Nese fiton Biden e sigurte eshte qe ne cdo post nuk do vijne thjeshte njerez te politizuar por ekstremiste politike te tipit John Bolton, por vecse ne te majte. Po fituan demokratet senatin, kane deklaruar se nuk do e respektojne rregullin e pashkruar filibuster qe e detyron senatin qe disa vendime t’i marri me konsensus dhe jo me shumice te thjeshte.

  3. Amerika sot kercenohet nga shume.ndikime te brendshme dhe te jashtme.
    State department ka deshtuar pe pas 2008. Obama seshtoi totaliaht ne politiken e jashtme. ndersa trump thote qe me mire te.bej nje gje mire sesa te perpiqem ne kauza te humbura . Pragmatist duke qene se.state department ishte totalisht nen ndikimin globalist .

    Amerika ka.diferenca te medha sociale rracore etnike dhe korporatat qe jane me te rrezikshme pasi kane mjetet me te fuqishme.ne duar informacion, para , media .
    Keta financojne te pothuajse te gjithe kauzat ne dukje sociale por qe me fakt sjellin turbullira dhe dobesim te shoqerise dhe sigurisht plotesim te vizionit duke blere cdo gje dhe varferuar kedo.
    Kjo eshte beteja e vertete , ulja e hendekut pasi paraja pjell me shume para me i pasuri behet me i pasur jo per shkak te punes profesionit zgjuarsise por per shkak te kapitalit qe zoteron.
    Paraja ska ngjyre as fe as rrace as komb…
    Duhet para per te manipuluar shume dhe duhet para per ta formezuar sipas.deshires se atij qe e ka parane
    Dhe kete e dine shume mire ne amerike .
    Amerikanet punojne shume fare dhe pasurohen korporatat. Ndersa blm thote te shperndajme parate e te tjereve jo te korporatave.

    Keni degjuar qe blm antifa te kerkoje per google facebook amazon microsoft twitter apple rishperndarje te parave
    Por kerkojne qe parate e taksapaguesve ti shperndajne per hesap te tyre.
    Ferma e kafsheve duhet te vihet ne program mesimor …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *