• |
ide | kryesore

Dua Lipa interviston të moshuarit, ata nuk e njohin

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Dua Lipa ka qenë e ftuar ditën e  hënë në “Jimmy Kimmel Live”, ku i është dhënë si sfidë nga moderatori i programit të intervistojë të moshuarit për të parë se sa e njohin atë.

Dua e ka nisur videon me disa momente qesharake duke i pyetur të moshuarit se ‘Kush është Dua Lipa?’.“Shumë prej fansave të mi janë të rinj, kështu që vendosa t’i intervistoj të moshuarit”, ka thënë Lipa.“Këta janë njerëz të vërtetë që unë i intervistova përmes internetit. Unë i thashë se po bëja një studim në lidhje me muzikën, por nuk i tregova se kush isha”, shtoi këngëtarja.Lipa i pyeti, ‘a e dini se kush është Dua Lipa’?.Një burrë me syze tha: ‘Kush?’, ndërsa një burrë tjetër i moshuar tha ‘A është një person’?.Një çift u përgjigj duke provuar të përsërisnin emrin e saj dhe duke thënë gabimisht “Dua Mita?” Dhe një burrë tjetër u përgjigj: “The Doobie Brothers?” (duke iu referuar bandës rok të viteve 1970).Dua më pas filloi të interpretonte hitin e saj “Break My Heart” dhe i pyeti se si ndjehen për këngën.“Duajeni atë, duajeni”, tha një grua. “Kjo është e mirë, po e shkruaj këtë”.Kur u pyetën nëse Dua Lipa bënte muzikë të mirë, një e moshuar u përgjigj: “Nuk e di, ajo mund të shkojë më mirë në TikTok”.

 

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *