• |
ide | kryesore

Duma nxjerr videon: Qeveria po falsifikon të dhënat dhe po manipulon shifrat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Grida Duma ka publikuar një video ku sipas saj duket se si qeveria është duke mashtruar në lidhje me situatën e pandemisë në vend.

Në një postim në facebook, Duma shkruan se qeveria është duke përdorur falsifikimin e të dhënave dhe mbulimin me propagandë, si dhe po manipulon shifrat.

Më tej ish-deputetja i ka bërë thirrje qytetarëve që të kënë kujdes vetjak, sepse “shpresat tek detyrat që i takojnë qeverisë janë iluzione të kota”.

Reagimi i plotë: 

Pandemia nuk mund të falsifikohet dhe as të mbulohet me propagandë.

Politizimi që i bën qeveria çdo thirrjeje për ndihmë nga qytetarët apo për përgjegjshmëri nga opozita, është vepër kriminale.

Kërkesat janë minimale për përgjegjshmëri dhe menaxhim për të shpëtuar jetë njerëzore, ndërsa qeveria harxhon gjithë mundin për të shpëtuar fytyrën e vet.

Në këtë fatkeqësi të gjithë janë të solidarizuar sepse janë të dëmtuar, të kërrusur nga pasojat e keqmenaxhimit të pandemisë, në jetë e në punë.

Duket qartë, që qeveria po përdor falsifikimin e të dhënave dhe mbulimin me propagandë; duke tejkaluar çdo imagjinatë  deri në manipulim shifrash.

Duhet kujdes vetjak i secilit sepse shpresat tek detyrat që i takojnë qeverisë janë iluzione të kota.

Çdo qytetar tashmë e di që duhet të mbrohet e sigurojë gjithçka vetë; ashtu si duhet të dijë që duhet ta ndëshkojë këdo që e dëmton kaq rëndë. 



6 Comments

  1. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    Përse,ka thënë ndonjëherë të vërtetën Edvin Escobar D’Rama?!Mashtrimi për të është po aq i rëndësishëm sa oksigjeni.Ai vetëm kur mashtron,manipulon,fallsifikon ndjehet në elementin e vet.

  2. Nje përgjigje e vakët dhe pa shumë brumë nga përfaqësuesja e PD, në mos qoftë mashtruese. Nga video duket sikur qeveria po manipulon numrat, por duke i zvogëluar ato jo fryre, per te cilën ankohen njerzit. Pra manipulimi i vërtetë është fryrja e numrit të viktimave nga qeveria për covidin, jo zvoglimi i tyre siç po e portretizon video.

    Sikur doli edhe nje përfaqësues tjetër i PD dje a pardje, që u ankua se nuk ishte futur kushëriri i tij i vdekur si numër në numrin total te viktimave nga covidi. Po kjo ç’qe?? Që pandemia është e vërtete dhe “shumë e madhe” por qeveria genjen duke zvogluar numrat?!! Seriozisht e keni??

    More juve te partisë se dështuar PD, mos jeni edhe juve duke na genjyer si Rama me shokë?! Mos doni të na bëni për budallenj edhe juve?! Rama e fut majtas kurse juve e fusni djathtas?? Mos bëni lojë të dyfishtë se do digjeni më tepër edhe juve. Edhe të mbani nje tradhtar si Basha në krye ja ul kredibilitetin edhe më shumë PD, gjithsesi asaj që ka ngelur nga PD.

    Por, duke u nisur nga njëfarë opozitarizmi qe po shfaq shoqja Duma, po i sygjeroj që të jetë më e prerë, më konkrete, e hapur ne demaskimin e saj ndaj Ri-vdekjes për këtë virus gogol dhe “shumë të tmerrshëm”, këtë lojë gjigande që po bëhet, që ajo të merret seriozisht. Te shohim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *