• |
ide | kryesore

Ed Sheeran, baba për herë të parë

-Instant, Paparazzi, Slider



Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Këngëtari dhe bashkeshortja e tij , të cilët u takuan për herë të parë në shkollë, thuhet se i ndajnë vetëm pak javë nga të qenurit prindër, pasi e mbajtën shtatzaninë sekret gjatë izolimit të COVID-19.Cifti raportohet se është në qiellin e shtatë dhe shumë të lumtur që do të bëhen prindër dhe po bëjnë përgatitjet e fundit në shtëpi, përpara se të mirëpresin fëmijën e tyre.“Izolimi ishte një justifikim i përsosur për të mos u dukur, por gjërat po afrohen dhe nga emocioni i madh ata kanë filluar t’ia tregojnë lajmin miqve dhe familjes.“Ata po bëjnë përgatitjet e fundit në shtëpi dhe foshnja pritet të vijë në jetë këtë verë. Është një kohë me të vërtetë e lumtur dhe familjet e tyre janë të lumtur për ta dhe mezi po presim”.Lajmi vjen pasi Ed njoftoi në fund të vitit të kaluar se do të bënte një pushim të zgjatur nga karriera e tij për t’u përqendruar në udhëtime dhe jetën e tij personale.Çifti kanë bashkë pesë vjet, pasi Ed konfirmoi verën e kaluar se ai dhe Cherry u martuan në një ceremoni private në janar 2019.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *