• |
ide | kryesore

Kaos tek Sanatoriumi/ Qytetarët blejnë edhe aparatet për oksigjen (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Situata pranë Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” po shkon drejt një kaosi total shëndetësor. Qytetarët janë detyruar të sigurojnë ushqime, ilaçe madje dhe pajisje oksigjenimi për të mbajtur në jetë familjarët e tyre.

Faktin tronditës e konfirmojnë këta dy qytetarë, teksa na tregojnë se një familjar i tyre po trajtohet në terapi intensive prej disa ditësh. Me një pajisje oksigjenimi në duar, ata po i drejtohen derës hyrëse të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Gjendja shëndetësore e familjarit të tyre është përkeqësuar, pasi siç pohojnë nuk i është ofruar oksigjenimi i rregullt. Në luftë me kohën dhe jetën, qytetarët po derdhin para për aparatura që strukturat shëndetësore që duhet të ishin siguruar nga autoritetet që në nisje të pandemisë.

Duhet marrë veç aparatura. Filtron ajrin, bën 1500 euro. Maskën e kam blerë 200 euro.

A keni garanci që aparati do të përdoret vetëm për prindin tuaj?

Nuk kemi fare besim. I çojmë ushqime dhe nuk e ushqejnë. Nuk merr vitaminat e duhura, i ka rënë imuniteti.

Paguaj çdo infermiere nga 50 mijë lekë. Prindi më thotë më merr të vdes në shtëpi.

Edhe kjo qytetare ka disa ditë që mundohet të marrë informacion për dy prindërit. Ajo ka udhëtuar nga Franca për t’iu gjendur pranë familjarit të saj.

Babain tim e mora qëparë me Viber. Ju e patë në çfarë gjendje ishte. Nuk shkon dot në tualet, nuk ka një infermiere që merret me të. Unë nuk e solla në këtë gjendje. Ata i kanë lënë aty dhe nuk merret njeri. I shohin që janë 69 vjeç dhe nuk u dhimbset. Ka temperaturë, nuk i japin ilaç. Të më thonë t’ia blej unë ilaçet të gjitha.

Fatin për t’u dërguar ushqim familjarëve e kanë vetëm ata që paguajnë si në recepsionet e hoteleve

Në ambientet e spitalit Covid 2, efektivët e policisë dhe sigurimi privat kujdesen që media të mos filmojë dhe transmetojë dëshmitë e qytetarëve, shoqëruar edhe me kërcënime. /Tema TV



17 Comments

  1. Mire ju gjen kur votoni Sorrosianet
    Ah sa mire ju gjen!!!
    Bejuni lapidar atyre 4 tvrarve qe iken per lesh tvinte kjo dite e sorrosianeve✌?

  2. Bullshit.

    Te na japin emrin e pacientit dhe te ketyre qe paskan blere aparatin e frymemarrjes dhe ta verifikojme . Te mo fshihen pas maskave.
    Keto jajne lajme te stisura dhe shume te rrezikshme.
    Nese del qe nuk eshte e vertete i gjithe ky teater, duhen futur ne burg per nja 6 muaj tere keta qe kane vene ne skene kete teater.

  3. qenka hedhur ne sulm sot propaganda shqupiste . Vetem sot kemi 3 deklarata te PDs.

    1) Denoncimi i PD: Drejtoria e Tatimeve në Fier, vendi ku vijnë e ikin me trastat plot hajdutët nga Tirana
    2) PD: Turizmi po shkon drejt falimentimit
    3) Grida Duma : Qeveria genjen per shifrat e te infektuarve
    Dhe kjo vidoe me lart qe te ben te vjellesh.

    Kujtojn debilat se fitojne vota keshtu.

    1. Zotnine e njoh..Pranoj bastin ne emer te tij..6 muj burg une ose 6 muj burg ti..
      Video e mesiperme eshte e TV Tema do me thene e nje TV te rilindur..sikurse shendetesia
      #forcacuna,

  4. Me thene te drejten edhe mua me duket pak e pa besushme qe te mos kete maska oksigjeni+ qe nuk kushton 2000€ nje maske apo nje filter.
    Por per nje gje te siguroj une rreth 90% e mjekeve reanimatore nuk dine ti perdorin respiratoret.
    Keshtu qe si ka si nuk ka, kur nuk di ta perdoresh, nuk ka ndonje diference.

    1. E ke shume gabim. Aparatet e frumemarrjes ( respiratoret) jane thjesht nje aparature mekaniko-elektronike shume e thjeshte. Mjafton te lexosh fletushken qe tregon menyren e perrdorimit dhe per maksimumi 2 ore do jeshe ne gjendje ta vesh ne funsjonim .
      Une kam blere nje per 700 euro ( made in Germany) dhe mund te them se per aq gje e thjeshte sa eshte as 400 euro nuk vlen.

      1. Ti ke blere mask oksigjeni, jo respirator. Respirator quhen ato qe te fusin tubin ne gryke dhe te ven ne gjendje kome. Keto gjera i njoh pasi kam pak lidhje pune, por nuk mund te jap detaje se dua ta mbaj punen qe kam, me mirkupton besoj. Ne shqiperi mesa di une te pakten, jane vetem 3-5 mjeke (flas per shtetin) qe dine ti perdorin sic duhet respiratoret. Problemi kryesor ne prodhimin e respiratoreve nuk eshte ana mekanike, por pjesa elektronike dhe software. Pasi duhet te sinkronozohet respiratori me ritmin natyral te mushkrise, ne te kundert ai e demton mushkerine ne menyre te pa riparushme dhe pacienti vdes. Nje respirator i mire, nga ato qe kontrollojne dhe lageshtiren etj, kushton rreth 2-40000€. Respiratoret jane nga pajisjet me te veshtira per tu perdorur sepse parametrat qe vendos mjeku ne to duhen te pershtaten shume mire me pacientin, dhe sic e dime cdo person eshte i ndryshem.
        Po nuk me besove shko pyet njecik sa persona kane mbijetuar nga respiratori?
        Deri para nje muaji ishin 0.
        Keto palacot mjeket tane kane shku dhe kane blere respiratore nga me te thjeshtit, sepse jane me te kollajt ne perdorim, dhe prap nuk din me i perdor.

  5. Ne kete vend ka vdekur humanizmi me kohe .
    E çmund te presesh nga keta pisa qe per Zot kane parane .
    Nese jane te verteta , atehere te keni turp .
    Pse nuk nderhyne ketu SPAK-u ?
    Kjo eshte emergjence dhe nderhyrja duhet te jete e menjehereshme .

  6. Qe nga titulli duket cfare sjell ky artikull. A ka ndryshuar ndonje qasje perkundrejt mjekesise? Ne si popull dime vetem te qahemi, genjejme dhe mburremi. Ku eshte zgjidhja, humanizmi apo deshira per te ndihmuar? Cdo gje kthehet ne politike…

  7. Qe nga titulli duket cfare sjell ky artikull. A ka ndryshuar ndonje qasje perkundrejt mjekesise? Ne si popull dime vetem te qahemi, genjejme dhe mburremi. Ku eshte zgjidhja, humanizmi apo deshira per te ndihmuar? Cdo gje kthehet ne politike…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *