• |
ide | kryesore

Martesë false për leje qëndrim, zbulohet skema e shqiptarit në Itai

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
karabiniere, Itali



Një martesë false, e plotë me dëshmitarë, për të marrë lejen e qëndrimit për arsye familjare është zbuluar nga policia në Itali.

Karabinierër raportuan pesë personat e përfshirë: dy burra me origjinë shqiptare të moshës 39 dhe 22 vjeç dhe tri gra në Genova, të moshës 21, 22 dhe 42.

39-vjeçari, për të marrë lejen e qëndrimit për arsye familjare që do të rregullonte praninë në territorin italian, së bashku me partneren e tij 42-vjeçare organizuan një martesë të rreme midis bashkatdhetarit më të ri dhe një bashkëpunëtore 22-vjeçare.

Sidoqoftë, ata përfunduan në qendër të një hetimi tjetër nga karabinierët (i cili kishte çuar në arrestimin e disa personave) të cilët në këtë mënyrë konstatuan mashtrimin dhe denoncuan gjashtë personat, të cilët akuzohen se ndihmojnë emigracionin e paligjshëm



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *