• |
ide | kryesore

Pacienti flet nga brenda spitalit: Nuk më bëjnë asgjë! Vajzat e dëshpëruara: Po na i vdesin prindërit!

-Instant, Lajme, Të fundit

Të dëshpëruara, të pashpresa, dhe të revoltuara, dy motra të cilat kanë ardhur me urgjencë nga Franca, kërkojnë informacion për dy prindërit e tyre që janë të shtruar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Në një prononcim për gazetaren e FaxNews, Fiona Çela, ato shprehen se nëna dhe babai janë shtruar 3 ditë dhe 2 ditë më parë, ndërsa deklarojnë se nuk iu është dhënë asnjë ndihmë mjekësore, dhe asnjë sqarim nga ana e mjekëve.


Publiée par Fax News sur Mercredi 12 août 2020

“Jam tu vdek, kam lënë 4 fëmijët rrugëve, nëse duan lekë të dalin dhe të thonë këtu. Babai im i ka dhënë votën Edi Ramës, dhe ja ku po vrasin. Ka tre ditë baba im këtu, ka 2 ditë nëna ime këtu, për çfarë e bëjnë, duan lekë. Nuk kemi asnjë informacion, nuk na lënë që të komunikojnë as me telefon.  Të vijë kryeministri këtu, i kanë lënë prindërit si qen, babi ka temperaturë, është shumë i lodhur dhe nuk u shkon doktor, nuk u shkon njeri. Kemi 20 vite që jetojmë në Francë dhe kurrë nuk e kemi parë këtë situatë që është këtu, kur të më vdesë baba mua do më japin informacion, a është shtet ky o gocë?

Të më japin informacion për prindërit, do marr ambasadën franceze, janë të gjithë kurva këtu, nuk mendojnë se kanë prindër vetë, nuk del njeri të më thojë as gjendjen. Nuk i kanë bërë një serum babës sim, ia paguaj vetë ilaçet. Shkojnë rrinë nëpër kafe, tallin bythën, i lënë aty të vdesin.

Do lekë, do jap edhe lekë, vetëm më shpëtoni prindërit, janë mjekët më të degjeneruar në botë, si nuk më jep një njeri përgjigje, kush i përgjigjet babës sim, nuk e di nëse i ka marrë apo jo ushqimet”, shprehet një prej motrave.

Ndërkohë që në një bisedë përmes rrjeteve sociale trasnmetuar ekskluzivisht në Fax neës, babai i cili është brenda spitalit shprehet se askush nuk kujdeset për ta, dhe që nuk iu është bërë asnjë vizitë.

Ai dëgjohet duke rënkuar nga dhimbjet që ndien, ndërsa shton se askush nuk po kujdeset për ta.

‘Vijnë vërdallë dhe asnjë gjë nuk bëjnë, nuk shkoj dot në banjo, më thahet goja. Vijnë e pyesin dhe ikin. Sa vete në banjo, nuk dal dot. Obobo, o nënë o xhane o. Ik o ik se nuk flas dot”, shprehet i moshuari.

9 Comments

  1. Epo i ka dhene voten, le te vuaje pasojat. Rendesi ka qe spitali eshte i lyer nga jashte. Kaq di te beje Edi Rama. Lyerje, zhgarravina dhe mbi te gjitha leje ndertimi. Per te tjerat, aha nuk ka aftesi, por e zgjidh priblemin me kriminelet qe mban afer

  2. Te qifsha drejtesise e re. Spak Bkh dhe cdo agjenci duhet te merret kryesisht me kete “denoncim-kallzim” live. Kaq e thjeshte eshte

  3. Pse nuk pyesni pellumb bythqirin ose shtrigen. Ato i dine keto marifete ne vendin e shqiponjave qe bejne kuak kuak. Eshte per tu patur zili afrika. Te pakten nuk jane delenxhinj.

  4. Po policia me ata katunaret pa shkolle cfare do ne spital se nuk e mora vesh. Bravo gazetarja e re por me kurajo. Ndersa ti mi shoqe nqs ke 18 mije euro per te dhene ske pse ja jep atij shteti shkerdhate apo Ramazonit qe si plas trapi as per ty e as per njeri dhe eshte duke bere pushime buze detit, merre baben e nonen e coji ne Turqi sic kane bere ata qe kane leke aty.Sepse po ndejte duke lef aty perjashta ske gje ne vije

  5. Me vjen keq ta them, por kto pleqt e qelbur, qe kane votuar kete qeveri te ndyre e meritojne me vdek si qen rrugesh.
    E kane shkaterruar kete vend me veprimet dhe mosveprimet e tyre ( voten) keto 30 vitet e fundit.

  6. Po ca do ti bejne mjeket e infermiere? Ato jane plot, mjekim nuk ka, shefat i kane me pushime . Jeni ne dore te zotit! Ishalla sherohi sa ma pare.

  7. Gjej dy te forte nxirri me forc nga spitali e coji ne shpi po i do gjall. sherbeji kurojini vet dhe kaq. dhe hapni syt e trut e lexoni dhe vrani mendjen te kuptoni se cfare behet ne kete vend koloni e k..amer….dhe k…be.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu