• |
ide | kryesore

Pandemia/ Komisioni Europian jep 180 milionë euro ndihmë për Shqipërinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni Evropian ka miratuar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për ndihmën makrofinanciare me 8 vende, përfshirë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, me vlerë 3 miliardë euro. Kjo ndihmë ka për qëllim kufizimin e rënies ekonomike nga pandemia e Covid-19.

Paketa u propozua në prill, dhe tani u firmos me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, dhe Maqedoninë e Veriut. Serbia, megjithëse ëshët lajmëruar se i plotëson kushtet për të qënë pjesë e paketës, ajo ende nuk ka firmosur.

Shqipëria do të përfitojë 180 milionë euro, të cilat do të përdoren për forcuar financat publike, përmirësimin e qeverisjes, luftën ndaj korrupsionit dhe mbrojtjen sociale.

Kosova do të marri 100 milionë euro për të forcuar financat publike, adresuar papunësinë e të rinjve dhe për të luftuar korrupsionin.

Mali i Zi do të marrë 60 milionë euro dhe Maqedonia e Veriut do të marrë 160 milionë euro.



8 Comments

  1. Keto jane shperblimet qe marrin kriminelët tane ne qeveri kur ndjekin me përpikmëri “udhëzimet” e OBSH dhe mashtruesve të tjerë të huaj, si shkaterrimin e qellimshem të ekonomisë, kyçjen e popullit, vdekjen e qellimshme te njerezve, “kyçjen” e gojes me maskat, etj.

    Te gjithë te huaj e te vendit nje fytyre të poshtër keni, ju paguani njeri tjetrin.

    1. i hoqen mundesine edhe trumpit te bente ndonje gje per shqiperine, tani duhet medoemos te rrespektoje klientelizmin e evropes qe fuqizoje ne shqiperi.

    2. i hoqen mundesine edhe trumpit te bente ndonje gje per shqiperine, tani duhet medoemos te rrespektoje klientelizmin e evropes qe fuqizoje ne shqiperi. dhe jo vetem por edhe ideollogjine socialiste te bllokut lindor te veshur me rroba evropiane. hajde tju rroje merkeli dhe sorosi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *