• |
ide | kryesore

Shtohen të vdekurit nga Covid/ Rama në fazën e mohimit, çon ftesa për destinacionet turistike

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Gushti nisi me një bilanc të rënduar lufte në spitalet covid. Pacientët që humbën jetën në vetëm 11 ditët e para të këtij muaji janë 48 persona. Ditën e djeshme (datë 11 gusht) u lajmërua për 5 viktima nga covid, ndërsa u arrit një rekord tjetër i përhapjes së koronavirusit me 140 raste të reja.

Koronavirusi po bën kërdinë në spitale, ndërsa mjekët përsërisin se ndjehen të lodhur në këtë periudhë për shkak të fluksit të madh të punës dhe qëndrimit me orare të zgjatura në punë, tashmë prej muajsh.

Por në kontrast me bilancin e viktimave që sa vjen e rëndohet, në kontrast me punën e mjekëve, infermierëve dhe personelit mjekësor, në kontrast me vuajtjen dhe frikën e të prekurve nga Covid-19, nuk ka si të mos habisë një sjellje në kufijtë e absurdit: sjellja e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Me një papërgjegjshmëri të turpshme, në shpërfillje të plotë të rolit që i ngarkon detyra si kryeministër dhe në mungesë totale të ndërgjegjësimit të asaj që po ndodh, kryeministri Rama, shpërndan përmes rrjeteve sociale momente hareje nga jeta e tij personale apo ftesa të njëpasnjëshme për të vizituar destinacionet turistike.

Lapsi.al risjell disa nga mesazhet që shpërndan kryeministri këtë periudhë, ndërkohë që pak ditë më parë raportuam se Rama ndodhej në vilën qeveritare në Dhërmi ku kishte nisur pushimet.

Në 3 gusht, Edi Rama na tregon bukuritë e qytetit të Fierit

Në 4 Gusht Rama tregon bukuritë e Matit

Pastaj na fton të shkojmë në Majën e Berizhdolit

Fotot e Shirokës janë shpërndarë nga kryeministri Rama në 5 Gusht

Në 6 gusht, maja e Tomorrit në FB të kryeministrit Rama

Në 7 Gusht, Rama shpërndan për ndjekësit e tij, bukuritë e Pukës

Në 7 Gusht, një ftesë për të shijuar plazhet e mrekullueshme të jugut nga kreu i qeverisë

Në 8 Gusht, kreu i qeverisë fton të gjithë të shkojnë në Ksamil përmes një klipi shumë të bukur

Sërish në 8 Gusht në mbremje, Rama josh ndjekësit e tij me një foto nga Saranda

Gjipeja, një mrekulli që kreu i qeverisë nuk kishte si ta humbte në facebook e tij

Pasi ka inspektuar punimet e Kardhiq-Delvinë, Rama ndan me ndjekësit disa momente relaksi nga makina e tij me “Beat it” të Majkëll Xhekson

Plazhi i Krorëzës, një tjetër mrekulli që Kryeministri ju fton ta shijoni këtë verë

I palodhur kryeministri Rama për të na kujtuar destinacionet turistike, Kalaja e Ali Pashes, 11 gusht

Mesazhe të këtij lloji ngjajnë më shumë si të nxjerra nga faqja e ndonje blogereje apo ndonjë guide turistike nëpër Shqipëri, sesa me atë të kryeministrit të një vendi që po vuan pasojat e Covid në kulmin e pandemisë.

Por si shpjegohet kjo lajthitje e kreut të qeverisë, që duket se ka dalë nga orbita e realitetit? Përse njeriu që e krahasonte veten me babain e kombit dje, sot tenton t’i ikë një realiteti të pamohueshëm si ai i rëndimit të situatës nga covid?

Një shpjegim i këtij devijimi, është se e gjithë kostoja ekonomike dhe psikologjike e karantinës, e dështuar në rezultate siç po shihet tani, ishte një faturë e rëndë për shqiptarër dhe përgjegjësi eksluzive e Edi Ramës. Pak ditë më parë, analisti Fatos Lubonja tha se me këtë sjellje, Rama tenton të largojë përgjegjësinë nga vetja, përgjegjësinë për dështimin e rëndë në luftën kundër Covid.

“E para e punës, duhet thënë që në fillim se ishte anomali ajo që ky mori përsipër të bënte shefin e atij komisionit dhe një nga dështimet kryesore të qeverisjes në Shqipëri, por edhe të qeverisjeve më herët është mungesa e institucioneve. Ti nuk mund të qeverisësh si individ, kushdoqofsh. Pra, na kanë munguar institucione që marrin përgjegjësi, e para kjo. Ky është avantazhi i demokracisë, funksionojnë institucionet, jo një lider i vetëm që bën dhe diellin dhe shiun dhe erën dhe breshërin.

Aspekti tjetër lidhet me atë që kam përshtypjen që Edi Rama nuk do ta marrë tani këtë përgjegjësinë e mbylljes dhe nuk ka çfarë të thotë. Atëbëri atëherë. Bëri mbylljen dhe terrorizimin nga ora 5 e mëngjesit deri në ora 1, pastaj hapjen, bëri shumë gjera të tilla, gjëra që nuk i bën dot më. Nuk i bën më, kryesisht pëpr ekonominë, sepse edhe njerëzit vetë janë më pak të frikësuar apo nuk e di se çfarë, që të përdoret frika. Në këtë situatë kërkon të largojë përgjegjësinë. Duhet pyetur kryeministri: Pse nuk flet? Ti ishe që flisje dje, sot pse nuk flet?”©Lapsi.al



12 Comments

    1. Zgerrdhiu o derr, zgerrdhiu, fundin e ke shume me afer sec medon, ketu do t’i lash te gjitha, perhundesh do t’i nxjeresh, vjedhjet, grabitjet, felliqesite, tradhetite, krimet dhe menxyrat, qe i ke bere kombit shqiptar!
      Mjerr, mjerr, per ty o bastard e bir bastardi, se cfare te pret, nje tmerr pafund, jo nje fund i tmerrshem dhe kaq ishte, jo, por tmerr, tmerr, tmerr pafund, tmerr palimit, o AntiNjeri! Po ku kupton ti, morr derr, ku merr vesh ti, morr hajvan!

  1. DO TE ISHTE MIRE TE FUTEJ NJE DHOME HOTELI EDI RAMA ,CARLO BOLINO RICHARD GRENELL DHE MERO BAZE.. thotë:

    HAJDUTI EDI RAMA DHE GRUPI I ORGANIZATES JANE MIRE ,NEPER PUSHIME DHE DUKE U FRESKUAR NEPER HOTELE E VILA TE SHTRENJTA DUKE I VJUDHUR QYTETARET

  2. Zgerrdhiu o derr, zgerrdhiu o funderine, fundin e ke shume me afer sec medon, ketu do t’i lash te gjitha, perhundesh do t’i nxjeresh, vjedhjet, grabitjet, felliqesite, tradhetite, krimet dhe menxyrat, qe i ke bere kombit shqiptar!
    Mjerr, mjerr, per ty o bastard e bir bastardi, se cfare te pret, nje tmerr pafund, jo nje fund i tmerrshem dhe kaq ishte, jo, por tmerr, tmerr, tmerr pafund, tmerr palimit, o AntiNjeri! Po ku kupton ti, morr derr, ku merr vesh ti, morr hajvan!

  3. Ramalluku eshte tejet i hidheruar per humbjen e atij skulptorit te ndjere Ben Jace qe vdiq nga Covid19 dhe Ramalluku si gjithmone ato qe vdesin, i ben “miq” pas vdekjes!

  4. Kete periudhe e ka te perkohshme qe ju ta kujtoni si ju la te lire se ne javen e 1re te Tetorit do ju mbylle. Nuk ja nuhasni fare levizjet, po mblidhni kurvickat ne shtepi se na qite nenen me koronavirus

  5. Ed Rama e beri te veten, ja e mbylli 2 jave ate birbon rrenacak Veliaj ne karantine gjoja te infektuar nga Covid19.

  6. Perse merreni me te, eshte i mbaruar! I ben te gjitha per te nervozuar dhe krijuar konflikt..Ka mbetur adoleshenti i bllokut, qe mezi pret te marre ndonje leter nga “barba pilo”..
    Zoti ndihmofte Shqiperine dhe Shqipetaret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *