• |
ide | kryesore

Spitali Covid 2 reagon ndaj akuzave të PD: Nuk mungon asnjë medikament, na lini të punojmë

-Instant, Lajme, Të fundit



Spitali “Shefqet Ndrqoi” ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se mungojnë medikamente apo trajtime për pacientët e shtruar me Covid.

Në një deklaratë në faqen zyrtare në internet, spitali thotë se janë marrë masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët.

“Në përgjigje të reagimit të Partisë Demokratike, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë.

Spitali Covid2 “Shefqet Ndroqi” ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit”, thuhej në deklaratë.

Më herët, ish-deputeti Bardh Spahia pstoi një mesazh të ardhur nga qytetarët ku thoshte se mungojnë baret bazike si antiviralet.



4 Comments

  1. Sa te veshtire e kemi tju besojme edhe pse do te donim shume te ishte sic thoni ju. Ne ne gjendje te zakonshme nuk gjejme ilace ne spital po detyrohemi ti blejme jashte. Si ka mundesi ne emergjenca te mis mungohe asgje? Si ka mundesi qe njerzit tane dalin nga spitali te llahtarisur se nuk ia var njeri?

  2. Uauuu. Çeçua i Ndroqit qenka ofenduar. Po ju çpatet? Nese opozita denoncon se ka me ju por me qeverine. Ju e shumta merrni vemendje te shtuar qe te keni me shume furnizime. Apo ju ka kapur militantizmi per gryke . Na lini te punojme. Pse kush po jua ndalon? Debila me diplome . Kur tju vije radha e spastrimit mos u qani si kurvat se po na heqin per motive politike pasi jeni futur vete vullnetarisht ne politike . Qelbesira.

  3. Sa rehat jane keta te opozites. Rrine ne rruge dhe flasin cfare tu doje zemra. Te qena dhe te pa qena. Flasin edhe per diktature. Perkunder cdo rregulli demokratik ku politika behet ne institucione keta e bejne nga rruga. Neser kur te vijne ne pushtet keta te sotmit do te jene ne opozite dhe do te bejne te njejtat gjera. Cfare do te thone per te njejtin model? Apo varja boll qe morem pushtetin. Kjo lloj politike dhe keta politikane duhen zhdukur se nuk po sjellin asgje te re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *