• |
ide | kryesore

Tregu i Kosovës/ Importet nga Serbia tejkalojnë ato nga Shqipëria

-Instant, Lajme, Të fundit



Tregu i Kosovës është mbushur me mallra nga Serbia, pak muaj pas heqjes së taksës 100 për qind. Të dhënat e fundit për muajin qershor 2020 tregojnë se shteti serb e ka kthyer primatin në importet e Kosovës në mesin e shteteve që janë pjesë e CEFTA-s.

Pak kohë pasi u hoqën taksa e më pas edhe reciprociteti, tregu në Kosovë është vërshuar nga mallrat e Serbisë.

Sipas të dhënave për muajin qershor, Serbia ishte e para nga anëtarët e CEFTA-s kur është në pyetje importi në Kosovë.

Importet nga Serbia për muajin qershor kapin një vlerë prej 18 milionë eurove, duke e tejkaluar kështu edhe Shqipërinë, me 17.6 milionë euro.

Importet nga Maqedonia ishin në vlerë 18.2 milionë euro, kurse ato nga Bosnja 3.7 milionë euro.

Më 6 qershor të këtij viti, Qeveria e Kosovës, ka hequr të gjitha masat që kanë qenë të vendosura për mallrat serbe, në mënyrë që t’i hapet rrugë vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se me heqjen e reciprocitetit, Kosova ka hequr të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut dhe presim që të njëjtën gjë ta shohim nga pala serbe, që të heqin të gjitha pengesat dhe t’i japin frymë procesin e dialogut.

Por, siç ka thënë ai, “ne ruajm të gjitha të drejtat tona, si shtet sovran, që të vendosim të gjitha masat e nevojshme, për të ruajtur sovranitetin tonë, në koordinim me partnerët tanë”, duke shtuar se shfuqizimi i masave të reciprocitetit është bërë për një kohë të arsyeshme, që t’i jepet shans dialogut.

Një të tillë është kërkuar që ta bëjë edhe Serbia, që prodhuesit kosovarë të mund të eksportojnë në tregun serb. Megjithatë, bizneset e Kosovës vazhdojnë të përballen me pengesa të ndryshme.

Zbatimi i taksës 100 për qind për një vit e gjysmë nga Qeveria e Kosovës për importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka pasur efekte të ndryshme në aspektin politik dhe ekonomik,.

Taksa 100 për qind është vendosur nga Qeveria e Kosovës që udhëhiqej në atë kohë nga Ramush Haradinaj.

Para vendosjes së taksës doganore, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë. Ky shtet, para 21 nëntorit, të vitit 2018, gjatë një dite ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion euro apo më shumë se 360 milionë euro brenda një viti.

Kurse, gjatë zbatimit të taksës, Serbia ishte pothuajse eksportuesja më sasinë më të vogël të produkteve në Kosovë.



3 Comments

  1. PoDrogesRamesXhafesDheTahirit....Termet termet ia ke .iii nanen krejt :-D Rilindje :-D thotë:

    po normal, shteti shqiptar eksporton:
    , hashish, kokaine heroine, kriminile, vrases dhe prostituta .
    Keto jane eksportet me fitimet me te medha ne kohen me te shkurter

    te tjere te paperfillshem per nga pasurimi direkt i rilindasve jane:
    burime njerezore per ne europe , pra punetore pa kualifikim , me pak kualifikim dhe shume pak tru me vlere, si dhe pasuri nentokesore qe i kane bere marreveshjet me secilen qeveri

    ca do bleje kosova nga keto ? te gjitha i ka vete

  2. Me pak fjale dhe e thene shkoqur, kosova eshte kthyer serish treg i serbise. Turp per shtetin shqipetar qe me politikat e saj korruptive ka minuar interesat kombetare.

  3. Lajm i keq. Shqiptaret po fuqizojne ekonomine serbe. Ekonomisti qe eshte kryeminister ne Kosove, te beje detyren e tij si ekonomist e jo te na tregoje pralla politike mbi njohjen apo mosnjohjen nga ana e serbise. Nje shtet qendron ne kembe ne radhe te pare fale ekonomise, ne te kunderten ai shtet ka humbur sovranitetin e tije te vertete. Blla blla bllate nuk jane sovranitet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *