• |
ide | kryesore

Video/ Atalanta udhëheq 90 minuta, PSG i merr ndeshjen për tre

-Instant, F1, Sport, Video



Atalanta humbet 2-1, Psg shkon në gjysëmfinale të Champions League. E thënë kështu duket dicka normale, por 90′ e Lisbonës janë krejtësisht një përjashtim. Sepse parisienët në minutën e 90 ishin në disavantazh 1-0 e në kërkim të dëshpëruar të barazimit dhe dënuan bergamaskët atëherë kur nuk mendohej më, duke prishur përrallën e Hirushes së kompeticionit.

Ndeshja ishte menjëherë e bukur dhe ritmike, me raste nga të dy palët. Rast i pabesueshëm ai I humbur nga Neymar në minutën e 3′, I vetëm me Sportiello, por Atalanta, nuk qendroi të shikonte e në të 11′ u desh një pritje spektakolare e Navas për të ndaluar goditjen me kokë të Hateboer. Ekuilibrat i prishi Pasalic në të 27′: përplasje e topit mes Zapata e një mbrojtësi në hyrje të zonës, topi mbërriti tek kroati që me të majtën e dërgoi aty ku Navas nuk mund të arrinte.

Reagimi I francezëve është i gjithi në një aksion të jashtëzakonshëm të Neymar, që pas një tunel në dëm të Pasalic goditi jashtë ngjitur me shtyllën nga rreth 20 metra. Në pjesën e dytë ka lumë kartonash të verdhë, ndërsa Tuchel luajti kartën Mbappé 30 minuta nga fundi. E në të 74′ sulmuesi francez i ikën Toloi, por gjeti në rrugën e tij Sportiello që e ndaloi, duke mbrojtur avantazhin. Atalanta duket se mund të rezistojë, por në të 90′, në rrëmujë, në assist të Neymar, Marquinhos gjeti devijimin vendimtar me të cilin PSG barazoi ndeshjen. E dy minuta më pas, në një aksion të orkestruar nga Neymar e shërbyer nga Mbappé, Choupo Moting shoi ëndërrën e Atalantës. Mëkat për Atalantën që udhëhoqi për 90 minuta dhe e humbi ndeshjen për tre.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *