• |
ide | kryesore

“Virusi u ka pushtuar mushkërinë”, Manastirliu të rinjve: Ju lutem, masat e thjeshta

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i është drejtuar të rinjve me një mesazh ndërgjegjësues për situatën e pandemisë.

Në ditën Ndërkombëtare të Rinisë Manastirliu i bën thirrje që të tregohen të kujdesshëm, të mbrojnë veten dhe të afërmit e tyre.

Ministrja e Shëndetësisë shprehet se nuk duhet neglizhuar rreziku i COVID-19, ndërsa shton se duhet të përshtatemi më këtë normalitet të ri ku kryefjala është kujdesi, higjiena dhe distancimi, thekson Manastirliu.

“Ju lutem edhe si familjare, si nënë dhe si vajzë prindërish të moshuar: Bëni një “sakrificë” të vogël sot. Ua keni borxh prindërve dhe të afërmve!

Të gjithë po bëjmë maksimumin që mundemi, me kapacitetet që kemi në dispozicion dhe që nuk janë të pafundme, për të përballuar gjendjen e pandemisë.

Por, nuk duhet të ushqejmë iluzione, pa mirëkuptimin tuaj, pa bashkëpunimin me autoritetet shëndetësore dhe zbatimin e rregullave që këto autoritete kanë nxjerrë, kjo përpjekje bëhet shumë e vështirë”, shprehet ajo.

Statusi:

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, unë kam një thirrje për të gjithë të rinjtë shqiptarë:

Ju lutem, zbatojini masat e thjeshta, për të shmangur infektimin nga Covid-19.

Bëhuni ju mbrojtësit e vetes, të prindërve, të të afërmve, të më të dobtëve.

Pak më shumë kujdes sot, shmang pasoja që nesër mund të rezultojnë fatale.

Sa herë të dëgjoni deklarata të gënjeshtërta, të atyre që pandeminë e shohin jo si rrezik nga i cili duhet të mbrojnë njerëzit, por si shansin që duhet rrokur në ajër për të çoroditur dynjanë me sulme të paprincipta, ndaluni dhe dëgjoni pak edhe thirrjet e ekspertëve të shëndetit, mjekëve, që dinë çfarë thonë dhe çfarë bëjnë dhe që, e kanë treguar me vepra, se i shërbejnë me përkushtim vetëm interesit tuaj.

Sa herë të dëgjoni deklarata të papërgjegjshme mbi ekzistencën e virusit, mendoni ju lutem për ata njerëz që po vuajnë në spital, për shkak se nuk mbushen dot me frymë, me virusin që u ka “pushtuar” mushkërinë. Mendoni pak për të afërmit, që presin me ankth për fatin e njerëzve të tyre të dashur.

Mendoni për gjithë ata mjekë, infermierë, në Spitalin Infektiv në QSUT dhe në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, të cilët që prej marsit nuk po dallojnë më natën nga dita, e që nuk i shohin të afërmit, qysh kush e di se kur.

Mendoni pak: A është vërtet një sakrificë kaq e madhe, të heqësh dorë nga festat e mbipopulluara, nga vendgrumbullimet në plazhe dhe bare, pa distancim fizik dhe masa higjene? Vende që më pas shndërrohen në vatra, ku virusi përhapet me shpejtësi marramendëse?

A nuk ia vlen që edhe për ca kohë, të përshtatemi të gjithë bashkë me një normaliteti të ri, ku kryefjala është KUJDESI, HIGJENA, DISTANCIMI?

E kuptoj indiferencën e moshës, ndaj thirrjeve për një virus që nuk shihet me sy. Por kjo nuk e pengon që ai, virusi ta shndërrojë trupin tuaj në bartës, në rrugëtimin e vet drejt trupit të prindërve dhe të afërmve tuaj. Të cilët, ndryshe nga ju, për shkak të moshës dhe imunitetit, mbase nuk do të ishin në gjendje ta përballonin sëmundjen.

Ju lutem edhe si familjare, si nënë dhe si vajzë prindërish të moshuar: Bëni një “sakrificë” të vogël sot. Ua keni borxh prindërve dhe të afërmve!

Të gjithë po bëjmë maksimumin që mundemi, me kapacitetet që kemi në dispozicion dhe që nuk janë të pafundme, për të përballuar gjendjen e pandemisë.

Por, nuk duhet të ushqejmë iluzione: Pa mirëkuptimin tuaj, pa bashkëpunimin me autoritetet shëndetësore dhe zbatimin e rregullave që këto autoritete kanë nxjerrë, kjo përpjekje bëhet shumë e vështirë.

Gëzuar Festën dhe kalojeni këtë ditë, ju lutem, duke reflektuar pak më shumë mbi peshën e madhe që ka sjellja dhe përgjegjshmëria juaj, në këtë kohë sfiduese që po kalon Shqipëria dhe e gjithë bota.



11 Comments

  1. Shporru o cope mashtruese!! Ti nje fytyrë e poshtër si shefi jot je, një kallup. Por mos harro se nje ditë do t’i paguash të gjitha keto gënjeshtra me pasoje vdekje njerzish dhe shkatërrim ekonomie.

    #Poshte-Sataniket

      1. Ka të paguar e të paguar … Janë ca gjëra që kjo dhe ata të Evropës nuk i dinë. Jepi pak kohë, bëj durim!

  2. Ca jane keto idiotsira a thua se te rinjte jane bartes virusi dhe vetem ata e transmetojne ke te moshuarit. Boll me keto teori se po beni efektin e kundert. Ti jep llogari per tenderat me tampone te skaduar dhe gjendjen skandaloze qe jane spitalet sot po leri keto thirrje se ju ka dale boja shoqja Nafije

  3. Nuk i besojne karlliqeve te Cakos moj jo, por maksimumi e perdorin si justifikim per te bere ate qe duan. Duhanpiresit thone se duhani nuk i ben gje jo se e besojne por se nuk duan apo nuk e lejne dot.

  4. Ca ke moj zgjebse ? Per ca del e na mbush portalet me pseudo lajme ? Si e ke hallin ? A e kishit ne plan ta conit shqiperine ne pik te hallit ? Ja dolet…cfare do tani ? Ti mbushesh mendjen njerzve per mire ? A e kupton sa larg ke vajtur me abuzimin ? Çke moj zgjebse ? Rri ne shtepi na e kurse…nqs je trashur merru me gje tjeter.

  5. Cakos ti hash karin ti dhe gjithe kurvat e qelbistanit. O neri kapterri. Po njerezit qe nuk pijne duhan dhe vdesin nga kanceri si e shpjegon, o loqe i gjithditur. O te qifte beqja debili me patente.

    1. Ik mor rrote kari vazhdo pi duhan, kollitu 20 here ne minute sikur ta kane rrasur karin ne fyt dhe femren ta qine ai shoku qe nuk therret ambulancen pasi ka ngjit 3 shkalle. Or ngordhalaq qe nuk ben as per plake 80 vjec qe kur mbush 35, qe te ka fillu te nxjerri tym dhe truri, pervec mushkerive. Robqim, burre me cica

      1. Shshshstttttt se i ngelet qefi bushatit se ai i ka fiksim burrat me cica. Pastaj do hym ne ecrope ? E pra behuni gati se andej vec bythqima keni, andej dhe gay kerkojne te drejte per martese, kuptoni ? Martese…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *