• |
ide | kryesore

Zbulohet shkaku i hatërmbetjes së Princeshë Eugenie ndaj Meghan dhe Princ Harry

-Instant, Paparazzi, Slider



Të gjithë e dimë që në eventin e dikujt tjetër janë disa rregulla (të pashkruara) që duhen ndjekur për t’i respektuar.

Por, Meghan Marke dhe Princ Harry nuk  e menduan gjatë këtë pjesë duke shkaktuar mërzitje tek familja mbretërore.Në 2018-ën, kur princesha Eugenie po martohej, princ Harry dhe Meghan dhanë lajmin se do të bëheshin prindër së shpejti . Të gjithë u morën me bebin dhe ciftin, kurse dasma e princeshës, u la në hije.Tani, 2 vite më pas, princesha Eugenie është ende e mërzitur me gjestin e çiftit. Sipas saj, ata mund të gjenin një tjetër moment për ta ndarë atë lloj lajmi me botën.Meghan dhe Harry konfirmuan zyrtarisht lajmin e shtatzënisë përmes një postimi në Instagram 3 ditë pas dasmës së Eugenie-s, në 15 tetor 2018.Ndonëse Harry dhe princeshë Eugenie kanë qenë gjithmonë më shumë se kushërinj, veprimi paksa i nxituar e ka mërzitur këtë të fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *