• |
ide | kryesore

Arrestohet shoku i Orgest Bilbilit, lidhja me sulmin në Tushemisht

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohet në Tiranë Anterio Kaloshi, shoku i Orgest Bilbilit. Raportohet se Kaloshi është kapur pasditen e sotme gjatë një aksioni të policisë në Qesarakë.

Në momentin e arrestimit, Kaloshi ka qenë bashkë me Meardi Berberin, të ndaluarin për atentatin e ndodhur në hotel “Voloreka” mëngjesin e 8 gushtit.

Burime për “Panorama” konfirmojnë se Anterio Kaloshi është shoqëruar në polici, bashkë me Meardi Berberin dhe do të pyeten për atentatin në hotelin në Tushemisht. Dyshohet se në atentat të ketë marrë pjesë edhe shoku i Orgest Bilbilit.

Si i shpëtoi policisë?

Anterio Kaloshi i shpëtoi policisë mesditën e 10 prillit ku në pranga ra, Orgest Bilbili. Të dy këta ishin duke lëvizur në këmbë në periudhën e izolimit total të vendit, pa ‘leje për dalje’.

Një efektiv policie vuri re lëvizje të dyshimta të Bilbilit, i cili po lëvizte me kapuç dhe iu afrua për ta kontrolluar, por në momentin që i bëri thirrje ai u largua me shpejtësi.

Polici e ndoqi dhe më pas e qëlloi me plumb në këmbë për ta neutralizuar, duke bërë më pas të mundur edhe arrestimin e tij.

Kaloshi, i cili jetonte në një apartament me Bilbilin arriti t’ia mbathë. Policia gjeti në shtëpinë e marrë me qira me firmën e Jurgena Xh., e dashura e Anterio Kaloshit një pasaportë të këtij të fundit, 900 euro si edhe një armë që dyshohet se i përkiste Kaloshit.

Anterio Kaloshi ishte shpallur në kërkim për masakrën e ndodhur në Lushnje në vitin 2017.

Në ngjarjen e tre viteve më parë u ekzekutuan me armë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu.

Viktimat: Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi

Viktimat: Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi



1 Comment

  1. Edhe pse duket si një tallje e orkestruar ndaj tij, në fakt është spontane. Ruli natyrisht ka thënë atë që mendon për Berishën dhe ka dashur ta provokojë si debat. Mustafaj po ashtu e ka marrë seriozisht propozimin e Rulit dhe ka thënë atë që mendon për Berishën. Jo se e do, por nuk do të bëhet bukëshkalë me të, siç është bërë ai me të. E ka parë si një rast për t’u treguar zemërgjerë.

    Lulzim Basha, i cili duhet të ndërhynte në këtë debat, mbushi gjithë PD-në duke thënë se është lojë me leje të Doktorit, me shpresë që të mos mërziten, as ata që flasin, as ata që dëgjojnë.

    Kjo padyshim është tallja poshtëruese më e madhe për Berishën, qyshkurse ai ka themeluar PD-në. Për herë të parë dy vetë, jo aq të dashur për të, debatojnë publikisht a i takon apo jo të rrijë më Berishës, në listën e PD-së.

    Por edhe për këtë po hesht.Trimat e salihut dhe likes nje nga nje ne burg,koha e ketyre guerilas e te pd e salihut perendoje o shpellkare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *