• |
ide | kryesore

Dermatologët tregojnë tetë mënyra për kujdesin e lëkurës

-Instant, F1, Stil



1 .Uji i ftohtë
“Përdorni me të vërtetë ujë të ftohtë në lëkurë. Unë gjithmonë rekomandoj që ta lani fytyrën me ujë të ftohtë, madje edhe të akullt, i cili ndihmon në përmirësimin e ënjtjeve dhe inflamacionit.” – Howard Sobel, dermatolog kozmetik i certifikuar dhe themeluesi i Sobel Skin Rx.

2.Pak pushim nga makeup-i
“Të mos përdorësh makeup qoftë edhe një herë në javë do të bëjë mrekulli për lëkurën. Grimi bllokon poret, kështu që kur nuk vendosni grim, i lejoni lëkurës të marrë frymë.” – Howard Sobel.

3 .Qëndro në hije!
“Dielli nuk është miku më i mirë i lëkurës dhe ekspozimi mund të shkaktojë pigmentim, rrudha dhe degradim të kolagjenit. Qëndroni gjithmonë në anën e rrugës ku ka hije.” – Jennifer Hermann, dermatologe e certifikuar në Bevery Hills.

4 .Aspirinë
“Aspirina mund të ndihmojë në zbutjen e inflamacionit të lëkurës. Thërrmoni një kokërr aspirinë me pak ujë dhe aplikojeni në një puçërr. Aspirina është anti-inflamator dhe zvogëlon skuqjen.” – Ted Lain, dematolog i certifikuar në drejtori mjekësor në Sanova Dermatology.

5 .Gjumë
“Studimet thonë se nëse nuk flini mjaftueshëm, mund të mos keni lëkurë të shëndetshme. Për këtë arsye, një nga gjërat më të mira që mund të bëni për lëkurën dhe shëndetin është të flini mjaftueshëm gjumë.” – Adarsh Vijay Mudgil, dematolog dhe themelues i Mudgil Dermatology.

6. Më pak stres
“Stresi përshpejton plakjen dhe mund të shkaktojë puçrra. 10 minuta frymëmarrje para gjumit mund t’ju lehtësojnë dhe të ndikojnë të shëndeti i lëkurës.” – Jennifer Hermann.

7.Hidratim pas larjes së fytyrës
“Pasi të pastroni lëkurën, duhet të aplikoni një krem hidratues menjëherë.” – Howard Sobel.

8 .Hani më shumë fruta dhe perime
“Çfarë vendoni në pjatë ndikon te lëkura. Prandaj këshillohen antioksidantë dhe minerale që ju ndihmojnë të ruani kolagjenin dhe të përmirësoni shëndetin e lëkurës. Shmangni ushqimet me sheqer dhe yndyrna jonatyrale.” – Jennifer Hermann.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *