• |
ide | kryesore

Digjet fabrika e përpunimit të drurit në Fushë-Krujë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

-Instant, Lajme, Të fundit



Ambjentet e një fabrike të përpunimit të drurit në Fushë-Krujë janë përfshirë nga flakët e një zjarri që ra në orët e para të ditës së sotme. Burime vendore bëjnë të ditur se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Banorët pranë objektit në flakë kanë kaluar orë të vështira, pasi tymi dhe zjarri rrezikonte shëndetin dhe jetët e tyre. Lënda e parë dhe materialet e fabrikës, kryesisht paleta druri, kanë ndihmuar në përhapjen e zjarrit.

Paraprakisht dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme në këtë biznes, ndërsa hetimet e mëtejshme do të sqarojnë më tej rrethanat e zbardhin shkakun e zjarrit. Policia po merr në pyetje pronarin e objektit që mund të hedhë dritë mbi ngjarjen dhe konflikte të mundshme të tij, qoftë dhe për shkak të konkurencës në biznes, me persona të tjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *