• |
ide | kryesore

Hande Ercel flet për ndarjen nga partneri

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja turke Hande Erçel pak kohë më parë i dha fund lidhjes me këngëtarin Murat Dalkiliç.

Lajmin e ndarjes e konfirmoi vetë aktorja e cila shkroi në rrjete sociale se ata kanë mbetur miq dhe gëzojnë respekt për njëri-tjetrin. Menjëherë pas ndarjes mediat turke aluduan  se Hande ka nisur një lidhje me aktorin Kerem Bursin. Me këtë të fundit ajo po luan bashkë në serialin “Sen Çal Kapimi”. Kerem Bursin hodhi poshtë aludimet për një lidhje midis tyre. Aktori u shpreh se skenat e puthjeve mes tyre janë realizuar për episodet dhe mes tyre nuk ka asgjë më shumë. Ndërkohë Hande së fundmi është ndaluar nga gazetarët të cilët e kanë pyetur për ndarjen dhe përgjigja e aktores ishte: “Unë e kam bërë tashmë deklaratën time. Shkrova shumë bukur në rrjete sociale. Nuk ka asgjë tjetër përveç kësaj. Ai vazhdon të jetë një person me vlera për mua dhe ashtu do mbetet. I kam thënë të gjitha”. Më pas e pyetur lidhur me lajmet se ajo është e lidhur me kolegun e saj, Kerem Bursin, Hande u largua me makinë duke mos dashur të flasë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *