• |
ide | kryesore

Kosovë/ Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Numan Baliqi, është arrestuar nga policia pasi akuzohet për ngacmim seksual. Kjo nuk është hera e parë që mjeku Baliqi akuzohet për sulm seksual.

Raportimi i mediave kosovare për ngjarjen 

Pacienten e vogël e vizitoi në Ortopedi. E pas kësaj, një mjek kirurg nga Spitali i Pejës, ia ftoi asaj nënën në zyrën e tij, të mërkurën mbrëma.

Gruas, siç pretendon kjo e fundit, deshi t’ia tregojë disa pajisje për shërimin e vajzës, e cila ka 17 ditë që po qëndron në spital.

Por, aty, në zyrën e Numan Baliqit, gjithnjë sipas nënës së pacientes, ndodhi diçka tjetër. Gruaja pretendon se mjeku nuk u ndal, edhe pse kjo tentoi të ikte, shkruan Klan Kosova.

Ndryshe, Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq është arrestuar nga Policia nën dyshimin se i njëjti në vendin e tij të punës në Spitalin e Pejës, ka sulmuar seksualisht një 23-vjeçare.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar gjatë ditës zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48-orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje”, ka thënë Nikçi.

Lidhur me këtë rast ka raportuar edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Rr. Nëna Terezë, Pejë 12.08.2020-22:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar seksualisht viktimën femër. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë”, thuhet në raportin e policisë.

Ish-ministri Numan Baliq kohë më parë ishte liruar nga akuza për ngacmim seksual ndaj një punonjëse në spitalin ku punon.

Prokuroria Themelore e Pejës kishte ngritur aktakuzë për këtë vepër ndaj Baliqit, me çka dyshohej se nga muaji gusht i vitit 2018 në vazhdimësi e ka ngacmuar praktikanten e Spitalit Rajonal të Pejës.

Pas këtij rasti, Baliq ishte suspenduar nga puna.



3 Comments

  1. Edhe pse duket si një tallje e orkestruar ndaj tij, në fakt është spontane. Ruli natyrisht ka thënë atë që mendon për Berishën dhe ka dashur ta provokojë si debat. Mustafaj po ashtu e ka marrë seriozisht propozimin e Rulit dhe ka thënë atë që mendon për Berishën. Jo se e do, por nuk do të bëhet bukëshkalë me të, siç është bërë ai me të. E ka parë si një rast për t’u treguar zemërgjerë.

    Lulzim Basha, i cili duhet të ndërhynte në këtë debat, mbushi gjithë PD-në duke thënë se është lojë me leje të Doktorit, me shpresë që të mos mërziten, as ata që flasin, as ata që dëgjojnë.

    Kjo padyshim është tallja poshtëruese më e madhe për Berishën, qyshkurse ai ka themeluar PD-në. Për herë të parë dy vetë, jo aq të dashur për të, debatojnë publikisht a i takon apo jo të rrijë më Berishës, në listën e PD-së.

    Por edhe për këtë po hesht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *