Mjekët e spitalit Shefqet Ndroqi i shprehën ngushëllimet familjes së 29-vjeçarit që u hodh nga kati i tretë i spitalit ku po kurohej. Sipas tyre, arsyet që e çuan të riun drejt vetëvrasjes janë pjesë e hetimeve të policisë.
Reagimi i Plotë:
Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.
I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.
Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.
Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.
Çfarë vlere kanë fjalët e ngushëllimit mbas vdekjes? Juve me bluza të bardha se bashku me kriminelët ne qeveri po i çmendni njerëzit, keni shkatërruar edhe ekonominë duke bashkëpunuar me njeri tjetrin. Pale ju vjen keq kur ja u themi te vërtetën copë ne sy. Turp të keni!!
#Bluzat-e-Bardha-jane-fajtore-ne-rrenimin-jeteve-njerzore
Tregoni te verteten perse dhe cfare e detyroi te ndermefte kete veprim. Prokuroria duhet te hetoj e te marri ne pyetje gjithe dishmitatet e mundshem.
Kur te lindi dieli nga perendimi, atehere do e hetoi seriozisht prokuroria kete rast.
E mor Stalin bole ke lindur dhe bole do vdesesh.