• |
ide | kryesore

Në 23:00 mbyllet kufiri në Kakavijë/ Njerëzit të inatosur i bien borive, me mijëra do e kalojnë natën jashtë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Situata nuk duket aspak e mirë në Kakavijë ku janë të shumtë qytetarët që presin në radhë për të kaluar kufirin.

Siç raporton Top Channel, radha është e gjatë ndërsa qytetarët tashmë të lodhur, dhe kur mbeten edhe 3 orë nga mbyllja e kufirit, i bien borive të mërzitur.


Përveç dyndjes së njëkohshme shkaku i radhës kilometrike lidhet edhe me kufizimet në sportele që pala greke ka vendosur.

Aktualisht është duke u punuar me një deri në dy sportele, të cilat paraprihen nga një ekip shëndetësor, i cili kryen testime me përzgjedhje për qytetarët që kalojnë kufirin.

2 Comments

  1. Praktikisht, ‘njerezit e inatosur’ jane greke, te ashtuquajtur ‘minoritare’ dhe shume pak punetore shqiptare sezonale…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu