Princ Harry dhe Meghan Markle kanë blerë në mënyrë të fshehtë një shtëpi private në Santa Barbara, duke lënë rezidencën e Beverly Hills me 12 dhoma gjumi të Tyler Perry .

Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë jetuar në komunitetin e pasur të Kalifornisë për gjashtë javë që nga fillimi i korrikut,raporton Page Six.“Harry dhe Meghan kanë jetuar në heshtje në shtëpinë e tyre në Santa Barbara që nga fillimi i korrikut”, tregoi burimi pa dashur t’i zbulohet emri.Ata nuk janë banorët e shtëpisë së Oprah apo dikujt tjetër, ata e kanë blerë vetë këtë shtëpi. Kjo është shtëpia ku ata duan të vazhdojnë jetën e tyre pas largimit nga Mbretëria e Bashkuar”.“Kjo është shtëpia e parë që secili prej tyre ka në pronësi. Ka qenë një kohë shumë e veçantë për ata si çift dhe si familje – të kenë intimitet të plotë për gjashtë javë që kur u transferuan, shkruan DailyMail.“Ata synojnë të hedhin rrënjët e tyre në këtë shtëpi dhe në komunitetin e qetë, i cili ka një intimitet të konsiderueshëm. Këtu dëshirojnë ta sjellin Archien, ku shpresojnë se ai mund të ketë një jetë sa më normale të jetë e mundur”, thotë tutje ai.Pak detaje dihen për shtëpinë, por burimi shton se çifti kanë bërë veting në shtëpi“Ata kanë menduar për këtë me kujdes dhe e hulumtuan mirë. Ky është vendi ku ata planifikojnë të jenë të lumtur, të bëjnë miq të mirë dhe të rritin Archien, duke i dhënë atij mundësinë për të luajtur me fëmijët e tjerë të moshës së tij”, tha burimi.Harry dhe Meghan kanë qëndruar në rezidencën e Tyler Perry në vlerë 18 milionë dollarë, me 12 dhoma gjumi, dhe tetë banjo, e cila ndodhej në Beverly Hills.Ciftit iu është dashur të fillojnë një proces gjyqësor kundër agjencive të shumta paparaci pasi Archie u fotografua me nënën e Meghanit, Doria Ragland gjatë një shëtitje.“Harry dhe Meghan janë të dy shumë të mërzitur nga kjo shkelje e intimitetit, por kjo nuk ishte arsyeja që ata u larguan nga Los Angeles. Ata tashmë ishin në proces të blerjes së shtëpisë së tyre në Santa Barbara”, tregon burimi pranë çiftit.