• |
ide | kryesore

Rama mbërrin në Jalë, Folie Marine më në fund ul muzikën (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Folie Marine, klubi që ka mbajtur muzikën hapur deri në orët e para të mëngjesit gjatë gjithë sezonit turistik, e ka ulur volumin e muzikës kur Edi Rama ka ardhur aty.

Siç duket në video, Rama i shoqëruar nga truproje ecën drejt zonës ‘Prive’ (më të shtrenjtë) të resortit luksoz të jugut, vend i cili edhe pas denoncimeve të shumta në rrjete sociale për shkeljen e kufizimeve të Covid-19, nuk është tërhequr nga funksionimi i zakonshëm.


Folie Marine u denoncua edhe nga zv.kryeministri Erion Braçe (shiko videon nr.2 poshtë) për shkeljen e kufizimeve të Covid. Mesa duket vetëm ardhja e kryeministrit imponon rregull në resortin famoz të Jalës. ©Lapsi.al 

7 Comments

  1. Famoz!? Di ky rrypi gazetuc kujt i thone famoz? Famoz, o pshatar,i thone dickaje qe te kete bere emer te 50 vjet rrjesht,jo keto klubet e hashashit, te kryedoçit.

  2. Edhe pse duket si një tallje e orkestruar ndaj tij, në fakt është spontane. Ruli natyrisht ka thënë atë që mendon për Berishën dhe ka dashur ta provokojë si debat. Mustafaj po ashtu e ka marrë seriozisht propozimin e Rulit dhe ka thënë atë që mendon për Berishën. Jo se e do, por nuk do të bëhet bukëshkalë me të, siç është bërë ai me të. E ka parë si një rast për t’u treguar zemërgjerë.

    Lulzim Basha, i cili duhet të ndërhynte në këtë debat, mbushi gjithë PD-në duke thënë se është lojë me leje të Doktorit, me shpresë që të mos mërziten, as ata që flasin, as ata që dëgjojnë.

    Kjo padyshim është tallja poshtëruese më e madhe për Berishën, qyshkurse ai ka themeluar PD-në. Për herë të parë dy vetë, jo aq të dashur për të, debatojnë publikisht a i takon apo jo të rrijë më Berishës, në listën e PD-së.

    Por edhe për këtë po hesht.

    1. o bole , ky lideri juaj i madherishem , pa ju ftohur akoma nena ne toke ja mbathi ne plazh , prandaj lere moralin me pd po shiko peshkun tend se eshte qelbur dhe po tmerron dynjane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu