• |
ide | kryesore

Sekretari i shtetit Pompeo: “Në vendet ish komuniste demokracia po rrezikohet, popujt duhet të mbrojnë liritë”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Diplomati i lartë amerikan, Pompeo tha se rishfaqja e totalitarizmit nuk është një kërcënim abstrakt, që është i kufizuar vetëm në kryeqytete si Moska dhe Pekini, por ishte shfaqur edhe në Evropë dhe në territore fqinje me të, në një vend si Bjellorusia ku kanë shpërthyer trazirat pas zgjedhjeve të së dielës që opozita i quan të manipuluara.

Këtë mesazh, shefi i diplomacisë amerikane e përsëriti pas takimit me Kryeministrin çek, Andrej Babis, në konferencën e përbashkët për shtyp:


“Shtypja naziste dhe sovjetike gjatë shekullit të kaluar e kanë bërë popullin çek shumë të vetëdijshëm për shtypjen që sjellin për popullatën regjimet totalitare. Populli çek e kupton se historia na përcjell mësime dhe na ndihmon të mbrojmë liritë e sotme,” tha Pompeo.

Lidhur me përpjekjet ruse për të forcuar lidhjet me vende të ish-bllokut komunist, Sekretari Pompeo nënvizoi kërcënimin që paraqet Moska ndaj demokracive evropiane.

“Të dy (me kryeministrin çek) jemi të vetëdijshëm për përpjekjet e Rusisë për të korruptuar demokracinë për të shkatërruar Aleancën Perëndimore. Kam besim të plotë se liria do të fitojë“.

Sekretari i Shtetit theksoi në komentet e tijrolin e NATO-s dhe rëndësinë e modernizimit ushtarak të Aleancës përballë kërcënimeve aktuale. Sekretari i Shtetit vazhdon turneun në Evropën Qendrore. VOA

6 Comments

  1. Po’ si ta mbrojne popujt
    Ambasadoret tuaj mbrojne pushtetaret nji jave para nji proteste lajmerojne shtetasit amerikane te Ruhen nga protestat se do dalin protestuesit me duart ne xhepa
    Spaku krijesa Juanj shkon te arrestoje komisionerin qe skishte ku ta kapte qeni per vjedhje votash
    Ambasadorja thote do bej bashke treshen rama basha metà kur popullit nga ky bashkimi po’ heq te zite e ullirit.
    Rrofsh Pompeo
    Ne presim nga Ju se te jete per popujt Kane mbaru Pune akoma behet fjale per kafshaten e gojes.

  2. Keshtu eshte kur mbeshtetet perseri komunistet te vinin ne pushtet. Tani pijini lengun sulltanateve qe u krijuan nga Sorros & Co.

    1. fiks
      operacioni soro ishte shume i sakte, kapja e elita ish komunsite dhe venia nen hyqem e atyre vendeve,
      diku ia arriti diku deshtoi , por e sigurt qe amerika ska fituar, pervecse ka humbur kredibilitet

  3. kta kur flasin kshu, nderkohe qe ambasadat e tyre bejne shkuma-party me qeverite e vendeve perkatese, hec e merre vesh…masanej nuk e ka per shqiperine, se ktu robt jane nostalgjike te komunizmit, jane gati me rrethu ambasaden amerikane, po doli kunder shokut mozi, dhe shokut edi

  4. Normale qe ndodh keshtu kur ju na sillni ambasadore ate shurrkimeten qe kur prishet teatri poston lule dhe kur shkerdhehet kushtetuta iken ben shurren. Me keq akoma kur SPAK hesht per mafiozet e vertete dhe arreston te vdekur e kjo ben sikur mbron punen e atyre 10 prokuroreve te cilet jane rrogetaret me te paangazhuar ne Republiken e Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu