• |
ide | kryesore

Shqipëria po shuhet/ Rënie alarmante e numrit të lindjeve

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Shqëipëria po shuhet sepse është e paaftë të riprodhojë vetveten. Përpos emigracionit ulja alarmante e lindshmërisë po e cpopullon me rritme të shpejta vendin. Që pas viteve 2000, indeksi i fekondimit ra nën nivelin e 2.1 fëmijë për një grua, i cili konsiderohet si tavani që ruan staus quo-në e mpakjes së popullsisë.  Për herë të parë në historinë e lindshmërisë, ky indeks ishte më pak se 2 fëmijë për grua pas

vitit 2003, teksa në vitin 2019 ishte më pak se 1.36.


Në një shkrim të sotëm që i referohet të dhënave të INSATT, revista Monitor veren se nëse në vitin 1990 në Shqipëri lindnin 82 mijë bebe në një vit, sot kjo shifër ka rënë në 28 500 brenda harkut kohor të 12 muajve.

Dhe tendenca sa vjen e thellohet. Sipas të njëjtit burim edhe në raport me një vit më parë rënia është e ndjeshme. Po të krahasohet gjashtëmujori i parë i 2019, me atë të 2002, kjo rënie lindshmërie është në 3.2%

Qeveria dy vitet e fundit po aplikon stimuj në vlera monetare për nxitjen e lindjeve duke dhënë subvencioneve direkte për çdo fëmijë të lindur, por kjo politikë nuk e ka përmirësuar situatën edhe pse shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri për të përfituar nga bonusi.

©Lapsi.al

11 Comments

  1. Ne p. s. kemi per te shkuar si vend.
    Shqiptarret kurre nuk kane dit te ndertojne Shtet, vetem tia fusin njeri tjetrit dine.

  2. Kjo, per mendimin tim, eshte situate qe ndodh kur kohe femrat jane te arsimuara dhe punojne. Ky p.sh. eshte fenomen qe nuk ndjehet shume ne Kosove, apo ne emigrantet kosovare jashte, ku femrat edhe pse te arsimuara zgjedhin te mos punojne. Nderkohe ke dhe situaten ku femrat nuk jane te arsimuara por punojne dhe prap bejne shume femije, fasonet.Keshtu qe sic ndodh kudo renia e lindshmerise lidhet me dy faktore bashke-ekszistues, arsimimi dhe punesimi i femrave. P.sh. edhe ne SHBA ke femra te arsimuara qe nuk punojne dhe bejne nga shume femije, ashtu sic ke dhe te kunderten . Mund te kete dhe faktore te tjere po nuk me duket fare cudi qe lindshmeria ka filluar te bjere pasi Saliu liberalizoi hyrjen ne universitete. Universitet dominohen ne mase nga femrat. Kjo nuk eshte detyrimisht gje e mire, sepse femrat e shkolluara ne Shqiperi neper pune koti si sekretare qe i quhet si juriste, ndoshta nuk bejne ndonje gje më me vlere sesa rritja e femijeve, por diploma i jep njefare autoriteti, apo pavaresie qe po e perdorin dhe jane ne te drejten e tyre ta bejne. Gjeja me e arsyeshme eshte te llogarisesh mes nje pune koti dhe rritjes se mire te femijeve. Asnje femije nuk rritet mire i vetem. Per mua, nuk ka asgje moderne apo zhvilluese ne berjen e nje pune koti me shkolle per nje shef qe kruan kerdhizen me celesin e makines.

    1. Cfar po thua, nuk po te kuptoj dot. A jeton ne Shqiperi ti apo e njeh realitetin vetem nga lajmet e qeverise?
      Nje gjermani sa martohesh te jep shteti 100€ ne muaj per cift, dhe 200€ ne muaj per cdo femije.
      Ndersa ne Shqiperi te jep nje mur te madh.
      Ketu nuk ben njeri femije sepse nuk kane me se ti rrifin, vetem fshataret
      dhe jevgjit bejne nga 2-3. Beji llogarite vet. 2 rroha 450 mij lek, i thone 900 mij ne muaj. 300 qera, 100 drita uje, taksa pagese administratori etj.. iku 400 mij. Ngelen vetem 500 mij lek per te jetu 4 veta. A ja dalin dot sipas teje?
      Per te mos llogarit ketu qe do i japesh edhe ndonje lek prinderve qe i ke pensionista.
      Vetem qumeshti i bebeve (per nenant qe nuk kane gji) kushton 200-300 mij lek ne muaj.
      Mos fol pa u menduar her te tjera.
      Ajo, qe the per Ameriken eshte e vertete, por harrove te thoje qe ato femrat e mirarsimuara qe bejne disa femij, dhe nuk punojne, kane lluksin te mos punojne pasi jane ne gjendje te mire ekonomike, mbi mesataren atje.

      1. Pse ti kujton se ne Gjermani ku marrin aq perfitime bejne femije? Nese jo, pse nuk i bejne? A ishin te pasura ato familjet shqiptare te vitit 2002, apo para viteve 2000 qe benin me shume femije? I vetmi ndryshim i arsyeshem qe shoh une eshte liberalizimi masiv i universiteteve.Shtesa e popullsise kudo eshte ceshtje kulturore me shume se ekonomike. Edhe ne Shqiperi ky eshte problem me i madh per ato qe paguhen me shume. Shqiptaret e arsimuar edhe jashte ku paguhen shume mire dhe ka shume lehtesira bejne me pak femije se Kosovaret p.sh.

        P.s. Sa per info, eshte e vertete qe gjermanet te japin 200 euro per femije, por te marrin 300-400 euro ne muaj per kopesht. Kompet gje absurde per nje vend qe universitetet i ka fala, por kjo eshte histori tjeter.

        1. kopshtet ne gjermani Jane falas. paguan vetem 35 euro por dhe keto I mer bonus ne fund te vitit. ketu do pjellin vetem Spiripiçkat qe Kane lek ti mbajne kalamajt dhe te lene trashegimi milionat qe mos I hengshin. R..t ku ti ken.

  3. Njeri nga maroku apo egjipti qe jetonte ne gjermani kishte perfotuar 250k € sepse kishte bere 11 kalamaj. I zgjut tjetri. Tju rroje merkeli.

  4. Mesa duket e paske inatin me liberalizimin e universiteteve, shqipria si para liberalizimit edhe sot nuk ka ndonje numer te larte te diplomuarish per 100 mij banore ne raporte me BE. Nuk te jep diploma pune mor zoteri por sa i zoti je me e mbrojte ate diplome , ju harroni se qeveria jone “ zoti e rujt” i ban punesimet me konkurim , por jam “ dakort “ se gjate ketyre 7 viteve rritja e punesimeve me “350 mije “ ka bere qe nuk ka martesa te reja dhe lindje pasi vende pune ka por nuk ka profesionist ka thene KARIzmatiku i rilindjes, ka rilindje urbane por nuk ka ripjellje per shtese te popullesis o daku.

    1. Konkurrim ? Ca o kar ca thu ? Vec konkurrence qe nuk ka. Ka paracaktim. Eshte ne themeline ideollogjise se majte qe mosnkete konkurrence. Njelloje edhe komunistat thone njehere fito pastaj futu ne loje. Apo e kishe per kete kur te konkurim. Te qifsha qeverine. Prandaj them qe nuk ka me demokraci ka vetem socializem dhe demokraci socialiste dhe e gnitha kjo per faj te merkel soros&co

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu