• |
ide | kryesore

Skenari katastrofik i tejmbushjes së spitaleve/ Pse po planifikohen masa të reja izoluese

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Shifrat alarmante gjithnjë e në rritje e kanë detyruar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komitetin e Ekspertëve anti Covid 19, të rishikojnë sërish mundësinë e rikthimit të masave shtrënguese. Shefi i urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, megjithëse ka hedhur poshtë skenarin e një izolimi të plotë si ai i muajve mars- prill, ka pohuar se po shqyrtohet varianti për të mbyllur lokale, supermarkate, apo qendra prodhimi si pasojë e situatës së përkeqësuar të rasteve të Covid- 19.

lexo me tej:

Skënder Brataj: Do ketë shtrëngim masash, por jo rikthim të karantinës!

Dhe ky parashikim nuk është pa baza konkrete.

Duke parë ecurinë e tanishme Banka Botërore ka bërë një studim ku në skenarin më negativ ka parashikuar se Shqipëria mund të arrijë në një pik prej 300 rastesh të infektuarish për 100 mijë banorë, shifra që janë të ngjashme me ato të Spanjës apo Italisë. Dhe në një skenar të tillë nuk do të jetë çudi që njerëzit të ndërrojnë jetë në lulishtet para spitaleve, pa pasur as mundësi të prekin në to. Ky alarm që e ka detyruar BB të japë një ndihmë 15 milion euro për vendit tonë, niset nga shifrat e frikshme të mjekësisë këtu.

VIDEO/ Shikoni komunikimin e fundit të Ramës, para se ta braktiste luftën kundër Covid

Me gjithë propagandën e Rilindjes që do ta vinte theksin tek shëndetësia kur mori pushtetin, ne jemi vendi që kemi përqindjen më të ulët të prodhimit të Brendëshëm Bruto, për këtë sektor. Nëse Shqipëria shpenzon vetëm 6.7% të GDP së saj për shëndetsinë, vendet e rajonit e kanë këtë shifër në 9.1%, ndërsa mesatarja e vendeve të BE-së shkon tek 11.3%. Pikërisht kjo ka bërë që shëndetësia shqiptare të ketë performancën më të dobët në raport me shërbimin që i bën publikut.

Sipas të dhënave të Eurostat dhe Bankës Botërore Shqipëria disponon 3 shtretër dhe 4.3 punonjës shëndetësie për çdo 1 mijë persona. Për të pasur një ide më të mirë se çdo të thotë kjo duhet pasur parasysh se vendet e BE kanë trefishin e shtretërve dhe pesëfishin e punonjësve shëndetësorë më shumë sesa ne.

Duke nisur nga këto kapacitete prej vendi të varfër dhe që ndryshe nga sa është trumbetuar nuk e ka pasur realisht prioritet shëndetësinë, rruga më e mirë është ajo e masave mbyllëse, ndonëse këto të fundit godasin fort konsumin dhe ekonominë. Nisur nga kjo Komiteti Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë duke mos pasur rrugë tjetër do të procedojnë me izolime të pjesshme për të parandaluar punën që nuk bëjnë dot spitalet. 

Andi Bushati: Mbyllja e kufijve të BE dhe “historia e suksesit” në luftën ndaj pandemisë

Edhe në mars, Shqipëria duke ditur gjendjen e infrastrukturës së saj të vobektë ndërmori masa drakoniane shumë më të forta se vendet e tjera duke i lënë njerëzit të qarkullonim “me leje” që nga ora 05:00 e agimit deri në 13:00. Izolimi total u vendos në 13 mars, atëhere kur vdiq vetëm pacienti i parë, kur vendi kishte gjithsej 29 raste ose 10 raste për 1 milionë banorë, shifër që qe shumë më e ulët sesa mesatarja e vendeve të tjera kur vendosën masat izoluese.

Prandaj në skenarin më të keq për të mos ezauruar spitalet në rast se do të mbërrijmë tek 300 të infektuar për 100 mijë banorë, po planifikohen masa të reja të mbylljes.©Lapsi.al



10 Comments

  1. Me falni po, ku eshte dallimi mes te vdekurit në spital dhe te vdekurit në lulishtet e spitalit???????????????

  2. Nderkohe qe ju shkruani per skenare katastrofike, nje katastrofe ngjet sot kur nje i ri 29-vjecar i semure me Covid ne spitalin “Shefqet Ndroqi” hidhet nga dritarja e spitalit e vdes!
    Habitem se si lu Lapsi.al akoma nuk e lanconi kete qe tregon sakte se sa ka ky vend Shendetesi, Spitale qe po detyrojnwe te semuret te vetvriten!

  3. Po Spanja, Italia, SHBA por dhe te tjera vende perendimore kur paskan statistika shendetesore me te mira se ne perse kaluan ne kolaps. Si nuk ju vjen zor kur beni propogande me kete situate. Shendetesia dihet qe ka plot probleme. A mund ta ndihmoni kete shendetesi te pakten qe tju beni thirrje njerezve qe ruhen sa me shume qe te mos kalojme ne kolapsin qe kaluan vendet e mesiperme.

    1. po me ka shpetim , ti fusim nji te sekuestrume te gjithe lekeve qe ka vjedh lali eri , tigri , zografi , shoku beqja e ja ku gjehen leket per te dale nga situata e per te blere ilace per 3 vite

  4. Edhe pse duket si një tallje e orkestruar ndaj tij, në fakt është spontane. Ruli natyrisht ka thënë atë që mendon për Berishën dhe ka dashur ta provokojë si debat. Mustafaj po ashtu e ka marrë seriozisht propozimin e Rulit dhe ka thënë atë që mendon për Berishën. Jo se e do, por nuk do të bëhet bukëshkalë me të, siç është bërë ai me të. E ka parë si një rast për t’u treguar zemërgjerë.

    Lulzim Basha, i cili duhet të ndërhynte në këtë debat, mbushi gjithë PD-në duke thënë se është lojë me leje të Doktorit, me shpresë që të mos mërziten, as ata që flasin, as ata që dëgjojnë.

    Kjo padyshim është tallja poshtëruese më e madhe për Berishën, qyshkurse ai ka themeluar PD-në. Për herë të parë dy vetë, jo aq të dashur për të, debatojnë publikisht a i takon apo jo të rrijë më Berishës, në listën e PD-së.

    Por edhe për këtë po hesht.Shpellkaret e cecenet e salihut e likes jane te semure dhe qarkullojne neper plazhe dasma varrime neper klube e disko per ta per hapur sa me shume covid ne popullate,kjo eshte dhe gjeja makabre qe salihu e likja mendojne se do shpetojne lekuren e tyre

    1. Po ai Lalke Eri ku ta mori semurjen nga Covid19 kur e palluan ato shpellkaret tok me ty or Ethem bythqir Lalaj kurva plake e katundeve te Mallakastres?

  5. Aktivistja e njohur reagon sërish për vëllezërit Budina: Nuk ishin themeluesit e Aleancës, u futën nga politika në 2018 dhe e kthyen protestën në biznes familjar.Ja doli dhe lalaj qe ben gjoja sikur i shan keta,o loqja e majte e salihu dhe loqja e djathte e lulzimes shko lepiji bythen tani o lalaj ethem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *