• |
ide | kryesore

Të famshmit kërkojnë drejtësi për vdekjen e Breonna Taylor

-Instant, Paparazzi, Slider



Jessica Alba, Ruby Rose dhe Viola Davis që po kërkojnë drejtësi për Breonna Taylor nëpër platformat e tyre sociale, pasi tashmë kanë kaluar saktësisht gjashtë muaj që nga vrasja e saj.

Fushata bën thirrje për drejtësi dhe përgjegjësi të policisë.Nisma filloi të hënën në rrjetet sociale me yjet që shpërndanë fotografi të tyre me bluza bardh e zi ku shkruhet, “Arrestoni policët që vranë Breonna Taylor”.Kjo është një partneritet midis Phenomenal, një organizatë e themeluar nga Meena Harris dhe fondacioni Breonna Taylor.
Bluza po shitet për 45 dollarë në internet dhe të gjitha të ardhurat do të shkojnë nga fondacioni Breonna Taylor, e themeluar nga nëna e viktimës së ndjerë, Tamika Palmer.Alba postoi një fotografi të vetes me trikon e veshur duke shkruar, Kanë kaluar 150 ditë që kur Breonna Taylor u vra nga Jonathan Mattingly, Brett Hankison dhe Myles Cosgrove – dhe vrasësit e saj nuk janë akuzuar. Shumë shpesh femrat e zeza që vdesin nga dhuna e policisë harrohen. Le të qëndrojmë me zë të lartë, të mbajmë duke kërkuar drejtësi për Breonna dhe familjen e saj”.Sipas Phenomenal, më shumë se 70 të famshëm janë bashkuar në fushatën e mediave sociale, duke përfshirë La Anthony, Mandy Moore, Philippy Busy dhe Nikki Reed.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *