• |
ide | kryesore

Vajza filmohet teksa jep para te “Shefqet Ndroqi”/ Dëshmia: Çdo infermieri 50 mijë lekë në ditë(VIDEO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Spitali “Shefqet Ndroqi” është i tejmbushur me mbi 200 pacìentë të shtruar me Covid-19, ndërsa familjarët e tyre kanë ankesa për mënyrën si po trajtohen të afërmit e tyre. Së fundmi, një qytetar denoncon korrupsionin me infèrmierët, ai thotë për “TemaTv” se i paguan ata nga 50 mijë lekë të vjetra në ditë, për t’i shërbyer babait të tij.

Në momentin e intervistës, ai sapo ka blerë me paratë e veta edhe një pajisje, për të cilën thotë se ka kushtuar 1,500 euro dhe kryen funksionin e respìratorit.

“Duhet marrë vetë aparatura. Filtron ajrin, kushton 1500 euro. Màskën e kam blerë 200 euro, nuk e dimë nëse do të përdoret vetëm për prindërit tonë, nuk kemi garànci, nuk kemi fare besim. Ju çojmë ushqime, nuk dhe nuk i ushqejnë. Nuk marrin vitaminat e duhura. I paguajmë, çdo infèrmiere 50 mijë lekë, dig, dig, dig…”, thonë dy familjarët.

E ndërsa kamera filmon, në derën e spìtalit dallohet një vajzë e re që nga portofoli nxjerr një kartëmonedhë dhe ia jep një personi që ndodhet në pjesën e brendshme. Ashtu siç aludon kronika në fjalë “fatin për t’u dërguar ushqim familjarëve e kanë vetëm ata që paguajnë si në recepsionet e hoteleve”.

https://streamable.com/1lo9of



11 Comments

    1. Bravo gjakoiresat si Berisha, Shkelzeni, Ruci, Meta, Rzma e ne shoke. Ne spitale ke vec grabitesa me bluza te bardha maskuar, qe nga infermieri me i thjeshte deri te shefat e sherbimeve, kaos hajduterishvky vend dhe ca sahalepiresa bythe te berishes rames metes rucit, njerez te shtrembruar genetikisht

  1. Cfare pret me shume manastirliu te jape doreheqjen. Nuk eshte e afte per ta menaxhuar. Mjafton nje fshese te infermieret e ketij turni dhe te shohesh si e bejne punen te tjeret. Sa per infermiere ja aq shime sa u ngop edhe italia e gjermania. Ne maternitetin e gjirokastres jane te gjitha vajza te reja qe kane mbaruar ne universitetin e gjirokastres dhe jane shume te afta. Seshte nevoja re japesh leke. Une i falenderoj se para pak kohesh jam sjelle ne jete gocen. Me kane sherbyer si askund. Faleminderit goca

    1. nje fshese per infermjeret????? e di ti qe ne mungojm infermjer e mjek????? pse nuk thu se sa vjedhin me 100 menyra ti japin leket vet ketyre per punen plus qe bejn.

  2. Ju kan thene kaq shum persona mos coni njeri ne ” spitale” po shqipot i kan trut te mbushur me m..t. nuk marin vesh…Popull idjot.

  3. Nuk ka me turp dhe besoj as ne Afrike nuk gjen te tille mjeke e infermiere te marrin para per ti sherbyer te semurit.Po aty ke te kapesh e ke te lesh, prokurorin, gjyqtarin, mjekun infermierin, tatimorin dhe lista vazhdon dhe ai popull rri si dele dhe vetem ankohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *