• |
ide | kryesore

Vaksina ruse do të kushtojë 10 dollarë

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



10 dollarë pritet të kushtojë vaksina ruse anti-Covid. Pavarësisht skepticizmit perëndimor, Moska është e vendosur ta hedhë në treg vaksinën anti-COVID “Sputnik V”, të cilën e krijoi e para në botë. Kreu i bordit drejtues të firmës farmaceutike ruse R-Farm që do të prodhojë vaksinën e zhvilluar nga instituti shtetëror Gamalei tregoi në një intervistë për mediat ruse edhe çmimin e pritshëm të eksportit për një dozë.

“Me shumë gjasa, dozat do të shiten jo më pak se 10 dollarë. Seritë e para të dozave do të jenë më të shtrenjta, por çmimi i vaksinës do të bjerë gradualisht me masivizimin e prodhimit industrial të saj”,tha Aleksei Repik, drejtues i firmës farmaceutike, R-Pharm.

Në tregun botëror ka që tani kërkesë për vaksinën ruse, ende pa u hedhur në prodhim për tregun vendas. Autoritetet ruse thonë se nga vendet e Amerikës Latine, Lindjes së Mesme dhe Azisë janë kërkuar 1 miliardë doza, teksa kapacitetet prodhuese aktualisht garantojnë vetëm gjysmën.

Por teksa ministri rus i Shëndetësisë akuzoi shtetet perëndimore se po spekulojnë ndaj vaksinës ruse për qëllime konkurrence, nga komisioni për etikën në këtë institucion dha dorëheqjen një nga mjekët më të mirë të sëmundjeve respiratore, profesori Aleksandër Çukalin.

Mediat ndërkombëtare thonë se ai ka akuzuar drejtuesit e institutit që zhvilloi vaksinën për shkelje të etikës me nxjerrjen e parakohshme në qarkullim të produktit.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Shpan, një ndër skeptikët e vaksinës ruse tha se brenda pak muajve do të jetë gati vaksina gjermane.



4 Comments

  1. E kupton dhe pangolini me lakuriqin e nates qe nxitimi per ta publikuar sa me shpekt dhe emerimi ‘sputnik’ ishte reklame per shitje per vendet e nivelit te Rusise.
    Pse jo edhe Shqiperia, si ‘fanar’ i shume gjerave, mund ta provoje nje kafshate

  2. pavaresisht lajmeve , skepticimi qendron . ne anen tjeter kemi korporatat farmaceutike te cilat duan te bejne para.

    e kuptoj shqetesimin e gjermanise, por kur flet OBSH eshte tmerr, e vetmja organiate qe duhet te kujdesej u be njesh me kinezet per koronavirus. keshtu qe ruseve iu lumte ,te pakten kompanite e tyre farmaceutike kontrollohen nga shteti i cili eshte 100 here me mire sesa korporatat farmaceutike te drejtuara per paradhe jo per shendet.

    po doli vaksina gjermane do jemi te qete , deri atehere po pergezojme ruset….

  3. Cfar thoni more, a jeni ne terezi?!! Vaksina (flas per vaksinat relativisht te sigurta) do te pakten 5-10 vjet qe te dali, juve thoni presim vaksinen. Nuk ka faj OBSH qe tall trapin, kur popujt neper Bote jane me te bindur dhe me te trashe se delet.
    Informohuni nje here se ca eshte vaksian, si krijohet ajo, cilat jane dy metodat me te perdorura per te krijuar vaksinat, sa zgjat procesi i testimit te tyre, cfar rreziqesh kane vaksinat …..
    Une nuk jam kudra vaksinave por eshte e provuar shkencerisht qe disa vaksina bejne me shume dem se mir. Viruset jane ceshtje shume komplekse, dubet te dini qe viruset jane mekanizmat qe perdor shkenca per modifikimet gjeneti (ben paksa rolin e Zotit). Une nuk jam kundra thjesht duhet me pas shume kujdes, se sic thote edhe populli, ne vend qe te heqim vetullat mund te nxjerrim syte.
    Uroj qe Shqiptaret mos te behen kavje per te testuar vaksinat eksperime tale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *