• |
ide | kryesore

Vedat Muriqi, një tjetër shqiptar tek Lazio: do të bëjë dyshe me Immobile

-Instant, F1, Sport



Lazio ka zgjedhur një partner të ri sulmi për Ciro Immobile: është e kryer blerja e Vedat Muriqit nga Fenerbahce. Në takimin e fundit mes dy shoqërive janë përcaktuar detajet e tratativës që do të sjellë sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, datëlindja 1994, në kryeqytet: kontratë pesë vjecare prej 2 milionë euro në sezon plus bonus. Për Fenerbahce do të shkojnë 18 milionë euro për kartonin e lojtarin plus dy bonus.

Në dy sezonet e fundit Muriqi ka treguar aftësitë para portës në kampionatin turk, duke realizuar 32 gola fillimisht me Caykur Ryzespor e pastaj me Fenerbahce. Sulmuesi i kombëtares kosovare, tek Lazio, do të marrë vendin e Caicedo që është një hap larg transferimit në Katar. Ekuadoriani ka gjetur akordin me Al Gharafa e drejtori sportiv bardhekaltër Igli Tare, që për ta lënë kërkon të paktën 5 milionë, do të investojë të ardhurat për blerjen e Muriqit, natyrisht duke I shtuar pjesën e mbetur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *