• |
ide | kryesore

Video/ Leipzig në gjysëmfinale te Champions: eleminohet Atletico Madrid i Simeones

-Instant, F1, Sport, Video

Në cerekfinalen e dytë të Champions League, Red Bull Leipzig bën surprizën përballë Atletico Madrid. Gjermanët e Julian Nagelsmann janë gjysëmfinalistët e dytë të Champions League 2019/20. Leipzig ka thyer 2-1 spanjollët në sfidën e luajtur në Lisbonë, duke fituar të drejtën e përballjes me Psg falë një goli në të 88′ nga amerikani Tyler Adams. Ndodhi gjithcka në pjesën e dytë pas një pjese të parë të ekuilibruar: në avantazh me Dani Olmo, Atletico përgjigjet me Joao Felix me penallti, përpara golit vendimtar të mesfushorit.


Favoritët për kalimin e raundit u befasuan nga spanjolli i gjermanëve Dani Olmo, që shënoi për Leipzig në minutën e 50. Simeone, që kishte lënë në pankinë Moratan e Joao Felix, duhet të ndryshonte dicka në mekanizmat ofensivë të skuadrës së tij dhe u duk se e gjeti zgjidhjen me futjen në fushë të portugezit.

Atletico Madrid ka një marsh më shumë me Joao Felix, që shënoi me penallti 14 minuta pasi u fut në fushë, duke barazuar rezultatin dhe duke drejtuar një ndeshje që kishte marrë keq për spanjollët. Atletico Madrid kërkoi përmbysjen, por dy minuta nga fundi pësoi golin që e eleminoi. Tyler Adams shënoi golin e 2-1 në minutën e 88, duke shtangur spanjollët që kërkonin me ngulm ta mbyllnin ndeshjen në 90 minuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu